Presidenti Rompi, vizitë në Ballkan
BE
Presidenti i Bashkimit Europian, Herman Van Rompi, tha dje se në muajin maj do t’i vizitojë vendet e Ballkanit Perëndimor. Zoti Rompi tha në Bruksel se do t’i vizitojë “të shtatë ose tetë kryeqytetet e rajonit, në mënyrë që ta dërgojë mesazhin se, herët ose vonë, të gjithë kanë perspektivë europiane”. Ai ka theksuar se i mbështet të gjitha takimet për bashkëpunim në rajon dhe shpreson se në të ardhmen në to do të marrin pjesë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Në konferencën e fundit rajonale në Slloveni, për shkak të pranisë së Kosovës, nuk mori pjesë Presidenti i Serbisë. Në këtë takim nuk ishte i pranishëm as zoti Rompi.
#