E Diel, 1 Nëntor 2026

"Presidenti", Ruçi: Dështim personal i Berishës

Kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi e ka cilësuar dështimin e raundit të tretë për votimin e presidentit të ri të vendit si një dështim personal të kryeministrit Berisha. Duke folur në seancën plenare të Kuvendit, Ruçi theksoi se kryeministri nuk ka ka punuar për të arritur një zgjidhje politike konsensuale.

"Ja ku jemi këtu përsëri bashkë në këtë raund të tretë për të qënë dëshmitar për një dështim për herë të tretë. Dua të nënvizoj që ky dështim nuk është yni, as dështim i këtij parlamenti por ky dështim ka një emër, të kësaj mazhorance dhe një emër të përveçëm të kreut të kësaj mazhorance, personalisht tuajin zoti Berisha. Them tuajin sepse as predikuat dhe as nuk provuat të punonit për të arritur në një zgjidhje politike konsensuale. Kur them se nuk është dështimi i opozitës them sespe opozita prej kohësh e deri tek tavolina e fundit me liderin e opozitës iu kërkoi dakortësinë dhe konsensusin. Dhe kur them se është një dështim personal juaji e them këtë sepse ndaj ju nga deputetët e nderuar të mazhorancës sepse unë e di që ka prej tyre që mendojnë se është një eveniminet që duhej një konsensus sepse vetëm nga konsensusi vetëm progress do të kishte Shqipëria, vetëm qetësi do të kishte Shqipëria, vetëm një hap e ndante shqipërinë nga garancia e munguar për marrjen e statusit kandidat” theksoi Ruçi.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›