E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raundi i III për Presidentin, prapë pa kandidat

TIRANE- Kuvendi i Shqiperise nisi punimet per raundin e III per zgjedhjen e presidentit te vendit, serish pa nje kandidat te formalizuar.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka njoftuar ne nisje te seances permbajtjen e raportit te Komisionit te Ligjeve, sipas te te cilit nuk ka ende nje kandidat per votim.

Ajo per dijenine e oponionit lexoi para deputeteve tre nenet e kushtetues per zgjedhjen e presidentit te vendit.

Maxhoranca dhe opozita ende nuk kane gjetur nje kandidature konsensuale.

I vetmi kandidat per President mbetet gjyqtari, Xhezair Zaganjori, i propozuar nga maxhoranca, por që opozita nuk ka dhene konsesusin per emrin e tij.

Vendimi i mor nje dite me pare, ne seancen e radhes se parlamentit, me 71 vota pro, 58 kundër dhe 1 abstenim.

Kuvendi miratoi kështu propozimin e bërë nga maxhoranca në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Opozita nuk dha konsensusin e saj, pas kishte kërkuar që votimi të mbahej më 10 qershor.

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefano Sannino ka takuar , kryeministrin Sali Berisha, kreun e opozites, Edi Rama si dhe kryetarin e LSI-se, Ilir Meta, ku teme kryesore e bisedimeve ka qene zgjedhja e Presidentit te ri te Republikes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›