E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruçi: Kandidatura e Zaganjorit, e njëanshme. Patozi: Dështoi raundi i parë

Ka zgjatur vetëm 20 minuta takimi mes krerëve të dy grupeve parlamentare Astrit Patozi dhe Gramoz Ruçi. Në një prononcim për mediat pas takimi, kreu i grupit socialist Ruçi e ka cilësuar kandidaturën e Xhezair Zaganjorit si të njëanshme.

Në një prononcim për mediat pas takimi, kreu i grupit socialist Ruçi e ka cilësuar kandidaturën e Xhezair Zaganjorit si të njëanshëm.
“Sigurisht ne iu përgjigjëm kërkesës së Partisë Demokratike e cila kërkoi të zhvillonte negociata. Ishim në pritje të një përgjigje të kërkesës sonë të bërë në tryezën e parë në mënyrë që t`i jepnin zgjidhje 4 çështjeve sot në këtë takim i cili nuk ishte për të negociuar por për tu njohur për një kandidat të njëanshëm” theksoi Ruçi.

I pyetur nëse PS-ja do të votojë në parlament kandidaturën e Zaganjorit nëse në seancë shkohet me një emër, Ruçi iu përgjigj: "Të presim të shohim nëse do ketë apo nuk do të ketë votim. Nëse do të paraqitet apo jo kandidati, shpresoj ende që mazhoranca t`i bëjë thirrje ndërgjegjes së saj për një proces konsensual me opozitën”

Nga ana e tij, kreu i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi ka theksuar se refuzimi i socialistëve për emrin e Xhezair Zaganjorin lidhet me vendimin e kryesocialistit Rama për të bllokuar çdo process në Shqipëri.

“PS paragjykon duke u bazuar në vendimin e Ramës për të bllokuar çdo process në vend. Rama na tha: Nuk pranojmë një ofertë të PD. Kandiatura i plotësonte kushtet për të marrë edhe miratimin e opozitës. Kur ne ishim terorikë na u tha se duhet të ishim konkretë, kur u bëmë konkret na tha se nuk duam një noter politik. Refuzimi kategorik nuk ishte befasues por më la shije të hidhur. Përgjigja e ashpër e PS e bën të dështuar raundin e parë”, tha Patozi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›