E Diel, 1 Nëntor 2026

EULEX arreston 6 persona për krim të organizuar

Policia e EULEX-it ka arrestuar gjashtë persona, gjatë një hetimi kundër krimit të organizuar.

“Policët dhe zyrtarët doganorë të EULEX-it kanë konfiskuar materiale të ndryshme gjatë kërkimeve në disa ambiente private dhe të biznesit, përfshirë pika karburanti, në gjithë Kosovën”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

Sipas këtij njoftimi, operacionet e kërkimeve dhe të arrestimeve janë kryer në lidhje me një hetim të krimit të organizuar, kontrabandës së mallrave, evazionit fiskal, shmangies së detyrimeve të importit dhe pastrimit të parave.

Rasti po hetohet nga një prokuror i EULEX-it nga Zyra e Prokurorisë Speciale të Kosovës. / Kosova.com

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›