Rrezohet kerkesa e PS-se per moratoriumin e skafeve

Komisioni i Sigurisë ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste për heqjen e moratoriumit të skafeve me 10 vota pro dhe 9 vota kundër.
Mbledhja u shoqërua me debate të ashpra mes palëve, pasi PD-ja ka kundërshtuar nismën e PS-së me argumentin se do t’i hapej rrugë zhvillimit të trafiqeve të paligjshme.
Deputeti Osman Metalla theksoi se moratoriumi i skafeve solli liberalizimin si dhe ulje të trafikut të qënieve njerëzore dhe lëndëve narkotike. “Tani që jemi në prag të statusit ne na duhet lufta ndaj trafikut, moratoriumi është më i mirë për ta luftuar”- theksoi Metalla, ndërsa deputeti PD-së, Gjokë Uldedaj deklaroi se ky moratorium duhet të jetë në fuqi edhe për disa vite.
Depuetët e Partisë socilaiste e kanë argumetuar nismën e tyre në komision me arsyetimin se moratoriumi i skafeve nuk ka penguar trafikimin e lëndëve narkotike. “Të huajt na kanë treguar qartë se burimi i hashashit është Lazarati”- u shpreh deputeti i PS, Artan Gaci, i cili është nismëtar i projektligjit për heqjen e moratoriumit të skafeve.
“Maratoriumi është ligj ekstrem që merret kur institucionet nuk kontrollojnë dot territorin e vendit. Shtyja për 3 vjecarin e dytë ishte absurde. Të huajt e besojne se ne kemi moratorium. Moratoriumi nuk i ndalon trafikantet për të punuar”- theksoi deputeti Gaci.