Presidenti Sarkozy fton Kryeministrin Berisha të marrë pjesë në Samitin e Mesdheut dhe Festën Kombëtare të Francës
Kryeministri Sali Berisha ka marrë një ftesë nga Presidenti i Republikës Franceze, Zoti Nikola Sarkozy, për të marrë pjesë në Samitin e vendeve të Mesdheut dhe të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Ky Samit zhvillohet më 13 korrik 2008, në Paris. Me anë të kësaj ftese, Presidenti Nikola Sarkozy fton Kryeministrin Berisha të marrë pjesë edhe në darkën zyrtare që shtron për nder të pjesëmarrësve.
Gjithashtu, Presidenti Sarkozy fton Kryeministrin Berisha të marrë pjesë në festimet madhështore me rastin e Festës Kombëtare të Francës, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, si dhe për të marrë pjesë në paradën që zhvillohet në sheshin “Champs Elysee”, në 14 korrik 2008 dhe në drekën që Presidenti Sarkozy shtron me rastin e Festës Kombëtare të Francës.
Kjo ftesë është pritur dhe pranuar me shumë kënaqësi nga Kryeministri Berisha.