Deklaratë për shtyp e Zëdhënëses së Kryeministrit të Shqipërisë, znj. Juela Meçani
Kryetari i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha përshëndeti sot 9 vjetorin e Ndërhyrjes çlirimtare të NATO-s në Kosovë, si një nga ngjarjet më të mëdha në historinë e Evropës pas luftës, në tërësi dhe në historinë e Aleancës së Atlantikut të Veriut pas shembjes së perdes së hekurt.
Me ndërhyrjen e saj Aleanca e Atlantikut të Veriut i dha fund barbarive të një regjimi kolonial në Kosovë, çliroi Kosovën dhe bëri të lirë pas 6 shekujsh qytetarët e saj.
Me këtë betejë Aleanca e Atlantikut të Veriut zhvilloi gjithashtu dimensionin e saj të ri në mbrojtje të të drejtave dhe lirive njerëzore të qytetarëve të shtypur.
Shqiptarët do t’i mbeten përherë mirënjohës Aleancës së Atlantikut të Veriut, kombeve dhe vendeve anëtare të saj për betejën e tyre çlirimtare për qytetarët e Kosovës.