Server: Serbia të respektojë vendimin e GJND-së
Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ai theksoi se qeverisja e mirë do ta ndihmojnë Kosovën të arrijë një numër sa më të madh njohjesh. Sipas ekspertit amerikan, pyetja e Beogradit nëse pavarësia e Kosovës ishte e ligjshme, mori përgjigje të prerë nga GJND-ja: pavarësia ishte e ligjshme.
“Prandaj Beogradi dhe Prishtina duhet të ulën në tryezë për të diskutuar çështjet e shumta praktike që duhet të zgjidhen mes tyre”, theksoi Server, duke shtuar se tashmë ka ardhur koha që Serbia të pranojë atë që është e qartë për pjesën tjetër të botës. “Opinioni i GJND-së ishte qartë në favor të Prishtinës”, rikujtoi ai.