Presidenti Sejdiu priti familjarët e dëshmorëve Geci e Berisha

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu priti familjarët e dëshmorëve Elez Geci e Maxhun Berisha dhe ua dorëzoi Medaljen e Artë “Luftëtari i Lirisë - Adem Jashari”, me të cilën i pati dekoruar ditët më parë, me rastin e 11-vjetorit të rënies së tyre në Betejën e Pozharit.
Presidenti Sejdiu tha se kontributi për liri, pavarësi e demokraci i Elez Gecit, Maxhun Berishës dhe shumë e shumë dëshmorëve të tjerë do të jetë përherë në kujtesën e popullit tonë, si sakrificë më sublime deri në flijimin e vetvetes për shtetin e Kosovës.
Presidenti Sejdiu vlerësoi lart veprën dhe kontributin e dhënë të dëshmorëve Elez Geci e Maxhun Berisha dhe të shumë dëshmorëve të tjerë, të cilët u flijuan për këtë lirinë e vendit.
“Në shenjë përkujdesjeje dhe mirënjohjeje të veçantë për punën, veprën dhe sakrificën e tyre, krahas vendimit që kam marrë edhe më herët, sot edhe solemnisht do t’ua dorëzoj medaljet anëtarëve të ngushtë të familjes Geci dhe Berisha”, tha Sejdiu.