E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka më e mirë

Revista e njohur financiare Global Finance ka ndarë çmimin si banka më e mirë në Evropën Qendrore dhe Lindore 2009 për Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB) si dhe degën e saj Raiffeisen International Bank-Holding AG.

Raiffeisen e ka fituar këtë çmim për aktivitetet e saj bankare në rajon për herën e katërt radhazi – çmimi i gjashtë brenda shtatë viteve. Përveç çmimeve rajonale, edhe bankat e rrjetit në Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi dhe Sllovaki kanë marrë çmimet banka më e mirë në tregjet ku veprojnë. Raiffeisen International ka pranuar sërish vlerësimin si bankë udhëheqëse në rajonin e Evropës Lindore dhe Qendrore dhe kjo konfirmon performancën shumë të mirë të grupit.

“Fakti që kemi fituar këtë çmim, përkundër krizave globale ekonomike, e bën këtë çmim edhe më të vlefshëm,” tha Walter Rothensteiner, drejtor ekzekutiv i RZB dhe kryetar i Bordit Mbikëqyrës së Raiffeisen International.

“Besimin që klientët tanë kanë tek ne ka qenë dhe do të jetë dëshmi e suksesit i cili është më i rëndësishëm për neve. Ne jemi krenar që Global Finance e ka njohur edhe njeherë suksesin e grupit tonë trajtimin dhe plotësimin e kërkesave të më shume së 15 milion klientëve,” tha Herbert Stepic, Drejtor Ekzekutiv i Raiffeisen International dhe Zëvendës kryetar i Bordit të RZB-së. Vazhdimi i suksesit, madje edhe ne kohëra sfiduese.

Në Kosovë, Raiffeisen International operon me 50 degë të saja dhe e cila ne fund të vitit 2009 ka pasur një bilanc të gjendjes prej 672 milion euro, duke bërë atë banka e dytë më e madhe në Kosovë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›