Presidenti Sejdiu vizitë zyrtare në Shqipëri.

31 tetor 2008
Me ftesë të Presidentit të Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi ditën e hënë më 3 nëntor 2008 vjen për një vizitë zyrtare tre ditore në Shqipëri, Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Presidenti Sejdiu dhe delegacioni që e shoqëron do të zhvillojë bisedime zyrtare me Presidentin Topi në Pallatin e Brigadave.
Gjatë bisedimeve do trajtohen çështje dypalëshe të bashkëpunimit politik, ekonomik, arsimor, kulturor etj., në interes të dy vendeve tona.
Presidenti Topi dhe Presidenti Sejdiu do të shkëmbejnë mendime edhe për çështje të integrimit euroatlantik të dy vendeve, për bashkëpunimin rajonal si dhe për perspektivën e të ardhmes së shtetit të ri të Kosovës në nismat rajonale. Të dy Presidentët do ndalen edhe në ecurinë e procesit të njohjes së Kosovës për të shtuar dhe koordinuar më mirë përpjekjet dypalëshe në këtë drejtim.
Në ditën e parë të vizitës në Shqipëri, Presidenti Sejdiu do t’u drejtohet me një mesazh deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe do të ketë takime të veçanta me Kryetaren e Parlamentit, znj.Jozefina Topalli dhe Kryeministrin e vendit, z.Sali Berisha.
Në ditën e dytë të kësaj vizite Presidenti Topi dhe Presidenti Sejdiu do vizitojnë segmentin Rrëshen-Kalimash, pjesë e rrugës Durrës-Kukës që do lidhë Shqipërinë me Kosovën.
Po në ditën e dytë të vizitës në Shqipëri, Presidenti Sejdiu do vizitojë qytetin e Shkodrës.