Presidenti Topi pret Ministrin e Jashtëm çek, Karel Shvarcenberg.

31 tetor 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Ministrin e Jashtëm të Republikës së Çekisë, z. Karel Shvarcenberg dhe delegacionin që e shoqëronte gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë.
Pasi i uroi mirëseardhjen, Presidenti Topi vlerësoi si të shkëlqyera marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve tona, duke shprehur njëkohësisht mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Çekisë dhënë vendit tonë në procesin integrues në strukturat euro-atlantike: për ratifikimin e protokollit të anëtarësimit në NATO dhe të Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit si dhe për qëndrimin konseguent për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe pavarësisë së saj.
Kreu i shtetit shqiptar pasi bëri një përshkrim të hollësishëm të reformave kryesore të ndërmarra në vend si ajo gjyqësore dhe zgjedhore, vuri theksin në kryerjen e reformës në drejtësis për konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe ruajtjen e konsolidimin e pavarësisë së institucioneve.
Presidenti Topi dhe Ministri i Jashtëm çek ndanë të njëjtin pikëpamje për sa i përket situatës në rajon, duke vlerësuar njëkohësisht edhe rolin e rëndësishëm dhe moderator të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në rajon për paqen dhe qëndrueshmërinë e tij afatgjatë duke nënvizuar faktin se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe krijimit të një shtetit të ri demokratik, shumëetnik dhe që respekton të gjitha të drejtat e pakicave, të gjitha vendet ballkanike duhet të projektojnë të ardhmen e tyre drejt integrimit në familjen e madhe europiane.
Ministri i Jashtëm çek, z. Shvarcenberg pasi shprehu mirënjohjen për mikpritjen, vuri në pah mbështetjen e pakursyer të Çekisë për realizimin e aspiratave integruese të Shqipërisë si në NATO ashtu edhe në Bashkimin Europian duke theksuar se kjo e ardhme është e sigurtë pas kryerjes me sukses të reformave të brendshme, veçanërisht të asaj në sistemin e drejtësisë, luftës pa kompromis kundër korrupsionit dhe përmbushjes së standardeve integruese. Z. Shvarcenberg shprehu gatishmërinë e Republikës së Çekisë dhe institucioneve çeke për të ofruar dhe ndarë me ne përvojën e suksesshme integruese të vendit të tij.