Presidenti Topi mesazh ngushellimi per aktoren Liza Vorfi
TIRANE Presidenti i Republikës Bamir Topi i ka dërguar një mesazh familjarëve të aktores së shquar të skenës dhe kinematografisë shqiptare, Liza Vorfi, i cili u nda dje nga jeta në moshën 88-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.
Duke shprehur ngushëllimet për këtë humbje, Presidenti vlerëson aktoren Liza Vorfi, si aktoren e madhe dhe të njërës prej themelueseve më të spikatura të Teatrit tonë Kombëtar.
"Interpretimi origjinal, mjeshtëria dhe plastika e papërsëritshme me të cilat u realizuan dhe u portretizuan me dhjetëra role e personazhe në skenën e Teatrit Kombëtar dhe në kinematografi, e shndërruan Lizën në një figurë të dashur e të pashlyeshme në kujtesën e artdashësve dhe publikut shqiptar. Gjithashtu të paharrueshme do të mbeten edhe virtytet e saj njerëzore: thjeshtësia, fisnikëria dhe vetëmohimi duke u shndërruar në një shkollë të vyer aktrimi për brezat e mëvonshëm të aktorëve të rinj", shkruhet në këtë mesazh ngushëllimi të Kreut të shtetit për familjarët e aktores së madhe të skenës dhe ekranit shqiptar.
(d.b/BalkanWeb)