E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje zbulohen 50 kg kanabis ne dy mjete arrestohen autoret

LUSHNJE- Policia e Fierit sekuestroi nje sasi prej 50 kg kanabis sativa dhe arrestoi edhe dy personat qe e posedonin ate.
Ka qene nje kontroll rutine i bluve qe beri te mundur edhe bllokimin e lendes. Sipas burimeve policore dy shtetasit e arrestuar jane Bledar Novi 31 vjec nga fshati Kardhiq ne Gjirokaster dhe Lavdosh Kuca 38 vjec nga Tepelena. Mesohet se droga eshte kapur ne mjetet tip furgon me targa te Mallakastres  MK 3015 A dhe nje Benz me targe GJ 5470 A me te cilat udhetonin edhe dy personat e prangosur. Gjate oreve te nates sherbimet e seksionit kunder narkotikeve ne policine e qarkut arrestuan shtetasit Bledar Novi 31 vjec dhe Lavdosh Kuca. Keta shtetas me mjetet tip furgon MK 3015 A dhe tip Benz GJ 5470 A po transportonin nje sasi lende te dyshuar narkotike kannabis sativa prej 50 kg e cila ishte e ndare ne pako beri te ditur policia e Fierit. Lenda e dyshuar si kanabis sativa ishte e ndare ne pese pako te vecanta. Dyshohet se ajo ishte marre ne Lazarat dhe kishte si destinacion kryeqytetin. Gjithsesi policia beri te ditur se do te jene hetimet ato qe do te percaktojne origjinen dhe destinacionin e sakte te lendes.   m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›