Presidenti Topi, Al Nahyan:Bashkëpunimi Shqipëri-Emirate do të rrisë numrin e vendeve pro pavarësisë së Kosovës

Tiranë, 25 qershor, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Abdullah bin Zayed bin Sultan Al Nahyan.
Presidenti Topi vlerësoi klimën e dialogut politik që ekziston midis dy vendeve tona në të gjitha fushat me interes të ndërsjelltë, si dhe shprehu dëshirën për zhvillimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve.
Presidenti theksoi se takimet bilaterale kontibuojnë në nxitjen e bashkëpunimit të mëtejshëm, kryesisht në sektorin ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare dhe rritjes së investimeve, për të cilat kreu i shtetit e vlerësoi kontributin e çmuar të Emirateve të Bashkuara Arabe në financimin e plotë të ndërtimit të aeroportit të Kukësit, si dhe nënvizoi interesin për të mirëpritur investime të tjera nga Emiratet e Bashkuara, nga kompani e firma të fuqishme, kryesisht në sektorin energjetik, në infrastrukturë siç është ndërtimi i rrugës së rëndësishme Tiranë-Elbasan dhe në organizimin e panaireve të përbashkëta tregtare.
Kreu i shtetit vlerësoi veçanërisht mbështetjen e vazhdueshme të Emirateve të Bashkuara Arabe për çështjen e Kosovës dhe njohjen e pavarësisë së saj, si vendi i parë i Gjirit që hodhi këtë hap të rëndësishëm, si dhe rolin aktiv në Organizatën e Konferencës Islamike dhe bashkëpunimin me delegacionin tonë për miratimin e Rezolutës Për situatën në Kosovë, të miratuar pak kohë më parë në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme.
Ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Abdullah bin Zayed bin Sultan Al Nahyan shprehu besimin në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe ai e ftoi presidentin Topi për një vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Kryediplomati emiratas e garantoi presidentin shqiptar se bashkëpunimi i mëtejshëm do të vijojë edhe në drejtim të rritjes së numrit të shteteve që do të njohin pavarësinë e Kosovës.
mit/NOA var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")