Presidenti Topi apelon për më shumë përfaqësim të grave në nivelet vendimmarrëse.

28 tetor 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi ishte sot i pranishëm në Konferencën Kombëtare me temë “Fuqizimi i grave në Shqipëri – strategji për zhvillim gjithëpërfshirës”, të organizuar në mjediset e Hotel “Tirana International” nga Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar në bashkëpunim me shoqatën e grave “Refleksione” e përfaqësuar nga zonja Vjollca Meçe. Në këtë veprimtari ishin të pranishme dhe Zëvendësministrja e Integrimit, Jorida Tabaku, Drejtoresha e Misionit të USAID-it në Shqipëri, Roberta Mahoni, deputetja dhe përfaqësuesja e Partisë Socialiste, zonja Valentina Leskaj si dhe deputete të Kuvendit të Shqipërisë, si dhe përfaqësuese të shoqatave të grave dhe të misioneve në mbrojtje të të drejtave të tyre në vendin tonë.
Në fjalën përshëndetëse me këtë rast, Presidenti Topi u shpreh:
“E nderuara zonja Mahoni,
Të nderuara zonja deputete të Kuvendit të Shqipërisë,
Të nderuara zonja dhe zonjusha,
Të nderuar zotërinj që keni ardhur këtu të respektoni jo thjesht formalisht një aktivitet të zonjave, por besoj që keni kryer një akt të qenësishëm për të marrë pjesë në evenimente shumë sinjifikative për vazhdimin e linjës së emancipimit dhe asaj që flitet çdo ditë - barazisë gjinore. Unë kam qenë natyrisht pjesëmarrës në shumë takime të kësaj natyre dhe më duket sikur sot kemi një zhvillim të ri lidhur me këtë lloj aktiviteti. Kjo duket që në titull: ‘Strategji për zhvillim gjithëpërfshirës’. Duket sikur këto tema, duke vlerësuar retrospektivën janë konsumuar brenda auditoreve dhe nuk kanë pasur shansin që të avancojnë deri aty ku ne dëshirojmë: në vendimmarrje të rëndësishme. Por nuk mund të themi që gjërat nuk kanë avancuar. Sot Shqipëria është në vitin e 17-të mbas fillimit të tranzicionit dhe me kurajo dhe guxim qytetar duhet të themi që janë bërë shumë gjëra , janë realizuar shumë progrese në të gjitha fushat, por askush nuk mund të thotë që në Shqipëri tranzicioni konsiderohet i mbyllur.
Dhe padyshim temat, të cilat detyrohemi t’i përballim janë të natyrave të ndryshme. Por duke kthyer sytë nga e kaluara, duke parë zhvillimet aktuale do të thoja që ne duhet të japim shumë falënderime. Duhet të japin falënderime për të gjitha aktorët institucionalë, për të gjithë shoqërinë, por në mënyrë të veçantë për zonjat, për grate, ndonëse roli i tyre diku është i shprehur, diku është i fshehur, por është e pamundur që të gjitha zhvillimet që janë realizuar në Shqipëri të kenë ardhur thjeshtë nga një kategori mbisunduese në institucione, që është kategoria e meshkujve. Kjo është arsyeja që, me të drejtë, si në të gjithë botën, flitet për të drejtat e grave, për barazinë gjinore; flitet për atë që është arritur dhe gjithashtu shprehen shqetësime për ato që nuk janë arritur dhe shprehemi optimistë për atë që duhet të arrijmë. Ky është padyshim një moment për t’u impenjuar, për t’u impenjuar secili në pozicionin e tij dhe për të ardhur tek ajo që unë konsideroj shumë sinjifikative: tek ‘strategjia për zhvillim gjithëpërfshirës’, ku të gjithë aktorët, në radhë të parë, duhet të vendosin në mënyrë shumë civile komunikimin për çështjen e barazisë gjinore.
Çështja e pjesëmarrjes së grave kudo, në çdo veprimtari të jetës nga vetë natyrat, kompozicioni shpirtëror, është shumëdimensionale. Kemi dimensionin shoqëror, por para se të thoja shoqëror, do të thoja kemi dimensionin familjar, dimensionin edukativ për të kaluar në shoqëri, pastaj për të kaluar në politikë, sepse jemi mësuar që në mënyrë shumë frekuente, ndoshta-ndoshta në mënyrë abusive, të përmendim fillimisht politikën. Është familja, është shoqëria që prodhon politikën. Është shoqëria që prodhon politikanët. Është shoqëria që i ka zgjedhur dhe që pret që politika të realizojë pikërisht ato projekte, për të cilat është votuar. Pra dimensioni i gruas fillon në familje, fillon me atë proces edukativ, vazhdon në shoqëri, por për fat të keq nuk vazhdon me të njëjtin ritëm në politikë. Kjo është arsyeja që ne sot diskutojmë që pjesëmarrja e grave në politikë dhe në institucione është e vakët. Në rast se numri do të ishte tregues, dhe unë do të thoja që nuk është tregues shumë i rëndësishëm për atë që po diskutojmë çështja është se si vjen deri tek numri. Para se të jem në këtë pozicion, unë kam qenë pjesë e rretheve akademike, kam qenë pjesë e politikës parlamentare dhe e di se si janë zhvilluar gjërat. Ka pasur aksione të rëndësishme të organizmave joqeveritare, ka pasur misione tepër të rëndësishme të partnerëve ndërkombëtarë, të cilët duhet t’i falënderoj! Dua të falënderoj USAID-in, që ka qenë gjithmonë e pranishme në institucionet demokratike, institucionet, qoftë atë demokratik, qoftë atë republican, të cilët kanë ngritur me shumë shqëtësim çështjen e rritjes së pjesëmarrjes së gruas në politikë dhe në institucione!
E kam thënë me zë të lartë dhe në mënyrë të hapur, do ta them edhe sot: në momentin që vendos një shifër, tregon që nuk je angazhuar për të shkuar pikërisht tek ai që quhet barazia gjinore. Kam qenë gjithmonë kundër vendosjes së shifrave në kodet elektorale, të cilat, në fazën përgatitore janë respektuar me fjalë, ndërsa në fazën finale, kuptohet që ato shifra nuk janë të realizuara. Kjo do të thotë që të gjithë, pa përjashtim, në këtë strategji gjithëpërfshirëse për zhvillim duhet ta trajtojmë rastin e barazisë gjinore si një element substancial të zhvillimeve politike dhe institucionale të Shqipërisë.
Unë mendoj që ai që flet dhe ka shansin të flasë dhe në emër të institucioneve duhet patjetër që fjalët të mos i ndajë nga ato që realizon dhe ka mundësi t’i realizojë. Pra kemi një aspekt të mungesës së, ose të pamjaftueshmërisë së promovimit për të arritur ekuivalencën. Por ka dhe një element tjetër: edhe aty ku janë promovuar grate, madje, zonja Leskaj dhe në sistemin e drejtësisë, janë promovuar në raporte ekzaktësisht ekuivalente. Janë promovuar meshkuj, janë promovuar gra. Do të thoja që vështirësitë nuk janë ndërprerë. Ju e keni parë që në institucionet delicate, gratë që janë përfaqësuese të këtyre institucioneve, vërtetë kanë vështirësitë e veta sikurse ka çdo institucion tjetër, por ka nevojë dhe për një lloj mbështetje shoqërore, sepse problemet në Shqipëri natyrisht janë edhe pak delikate në sensin e debatit politik dhe të paragjykimeve. Vërtetë ne kemi parë që organizohen takime të tilla, por ka pak solidaritet për të mbështetur zonjat nëpër institucione kur natyrisht ato kanë edhe difektet e tyre padiskutim. Kështu që ky është një lloj dimensioni që duhet të trajtohet, sepse mendoj që duke i parë në debate televizive, gratë janë më të lirshme, shprehin më shumë dimensionin e tyre. Kur futen nëpër institucione, kur janë pjesë e formacioneve politike, natyrisht janë më të ndrydhura, sepse duhet të jenë pjesë e një linje politike të detyrueshme për t’u zbatuar. Sigurisht formacionet politike kanë dhe disiplinën e tyre, por dimensioni i gruas duhet të jetë i tillë që përtej kësaj fryme, duhet të jetë emancipues, sepse roli i saj në politikë nuk është për të siguruar një komoditet për vete, por është për t’i shërbyer misionit fisnik për emancipimin e shoqërisë.
Ne jemi në qendër të Tiranës, ku natyrisht për shkak të specifikave, ka diferenca me pjesë të tjera të Shqipërisë. Shqipëria është një vend i vogël, por duhet dëgjuar më shumë zëri dhe sikurse thashë, vërtetë është një vend i vogël dhe ka mundësi për informacion. Vërtetë kanë shumë promocione, shumë suksese, shumë realizime të pamohueshme, sepse ndryshe Shqipëria nuk do ishte vend i NATO-s, ndryshe nuk do të ishte në prag të asaj që presim të gjithë, në prag të Bashkimit Evropian, por ndonjëherë situata bëhet dramatike sikurse e keni ndjekur të gjithë, rastin e dy grave në një fshat të Peshkopisë. Askush nuk mund të justifikohet me këtë duke filluar nga pushteti qendror, nga Presidenti, nga ekzekutivi, nga pushteti lokal. Është e papranueshme, e papëlqyeshme.
E përdora këtë si shembull për të thënë që dimensionet e emancipimit duhen parë jo thjesht në qytetin e Tiranës, jo thjesht tek ndërtesa e Parlamentit, jo thjesht tek ndërtesat e bukura që përshkojnë bulevardin e Tiranës, por në të gjithë territorin shqiptar. Ka ardhur koha që gratë duhet të jenë misionare me fizionominë e Nënë Terezës. Të gjithë së bashku të shohim se si janë diferencat. Të shkojmë drejt harmonizimit të standardeve. Të gjithë e kemi dëshirën dhe dëshiroj që të integrimi të mos simplifikohet thjeshtë me lëvizjen e lirë. Njeriu lëviz i lirë kur vërtetë i ka të gjitha standardet për të qenë i lire, sepse mund të ndjehesh i lirë fizikisht për të lëvizuar, por nuk ke standardet e tjera.
Ne vërtet, në disa insitucione, në rrethe të caktuara, në organizma joqeveritare i kemi këto standarde evropiane të ekuivalentuara. Shohim njerëz me shumë nivel sikuse thashë në debate të përditshme televizive, intelektualë, njerëz që vijnë nga rrethe akademike. S’mjafton kjo, duhet të harmonizojmë këto lloj standardesh dhe ky mision mendoj që është i vlefshëm për të gjithë ju, gratë që jeni këtu, për të gjithë ne, për të gjithë shoqërinë, institucionet në këtë strategji për zhvillim gjithëpërfshirës për të trajtuar edhe problemet e punësimit, për të trajtuar dhe problemet dhe mentalitetet që kanë gratë në zonat rurale.
Ne jemi në kryeqytet dhe vetë kryeqyteti ka fizionomi të ndryshme, ka një zonë urbane, ka një zonë suburbane, ka një zonë rurale që e rrethon dhe përfytyroni që këto diferenca janë brenda një hapësire të vogël gjeografike. Përfytyroni që ka diferenca të ndjeshme në zona dhe të thella. A duhet t’i marrim në konsideratë? Sigurisht duhet t’i marrim. Dhe të gjitha këto janë pjesë e kësaj strategjie për zhvillim gjithëpërfshirës që me të drejtë e keni vendosur në titull. Duhet që të gjithë të jeni përgjegjës për këtë punë! Na keni bërë të gjithë që të jemi të guximshëm për të thënë disa gjëra, të cilat detyrimisht duhet të thuhen. Duhet të dalim nga katedrat, duhet të lëvizim, të takojmë njerëz, duhet të njohim hallet e tyre në mënyrë dhe që projektet për zhvillim të jenë të menduara mirë!
Ju me të drejtë, zonja Leskaj, trajtuat çështje të buxhetit. Buxheti është një element shumë i rëndësishëm i realizimit të këtij projekti. Por para se të realizohet buxheti, ka nevojë për njohje të situatës, ka nevojë për debat, ka nevojë për mënyrë shumë racionale dhe efikase në zhvillim harmonik për territorin e Shqipërisë. Unë në këtë pozicion që jam, do të jem vazhdimisht i ndjeshëm për këtë çështje, do të jem mbështetës i të gjithë këtyre iniciativave, do të pres si gjithmonë vërejtje dhe propozime për t’u përfshirë në këtë strategji për zhvillim të integruar, jo thjesht për aktivitete të karakterit promovues, por edhe për gjëra që janë shumë sensitive dhe që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme.
Unë edhe një herë dëshiroj pa u zgjatur, sepse të diskutosh për këtë çështje mund të kalosh edhe në teprime të mbajtjes së fjalës, por në vijim të atij legjislacioni që është realizuar për barazinë gjinore në vitin 2008, qoftë për Kodin e Punës, qoftë për Kodin e Familjes këto gjëra duhet të shikohen në mënyrë të integruar dhe patjetër kanë nevojë për zbërthime dhe me akte nënligjore dhe sidomos për veprime konkrete në terren! Edhe një herë ju uroj suksese, ju falënderoj për ftesën dhe besoj që ky takim, nga ky vështrim i përgjithshëm, në takime të tjera do të ketë çështje më specifike për t’u trajtuar në mënyrë akoma edhe më analitike!”