E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron Presidentin Klaus me rastin e Festës Kombëtare të Republikës Çeke.

28 tetor 2009

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Presidentit të Republikës Çeke, Vaçslav Klaus me rastin e Festës Kombëtare, në të cilin
përcjell urimet më të ngrohta e miqësore.

“Më lejoni Shkëlqesi që, me këtë rast, të vlerësoj mbështetjen që ju dhe vendi juaj i keni dhënë dhe i jepni Shqipërisë në rrugën e saj të zhvillimit demokratik dhe në përpjekjet e saj për integrim në familjen e madhe evropiane. Gjithashtu kam dëshirën t’ju siguroj për vullnetin e Shqipërisë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve e popujve tanë!

Duke ju falënderuar edhe një herë për vizitën tuaj të fundit në Tiranë, ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!” – shprehet në mesazhin e tij Presidenti Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›