Presidenti Topi bën homazhe në nderim të prokurorit Xhevat Hana

10 janar 2012
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi bëri homazhe sot paradite në nderim e vlerësim të veprimtarisë e kontributit profesional të prokurorit të Prokurorisë për Krimet e Rënda, Xhevat Hana, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë pas një sëmundjeje të rëndë.
Në ambientet e Qendrës Kulturore të Forcave të Armatosura në Tiranë, Kreu i Shtetit, i shoqëruar nga anëtarë të Kabinetit u përkul me respekt duke vendosur një kurorë me lule pranë trupit të pajetë të të ndjerit, si dhe u takua me familjarët e tij, duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e pazëvendësueshme të njeriut të tyre të dashur. Presidenti Topi shprehu konsideratat për personalitetin dhe profesionalizmin e lartë të prokurorit Xhevat Hana duke lënë një shënim në “Librin e Ngushëllimeve” të hapur me këtë rast.