E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi dekoron Ali Asllanin

Presidenti Bamir Topi dekoroi atdhetarin dhe poetin Ali Asllani me titullin "Nderi i kombit", pas vdekjes. Asllani ka qënë një nga diplomatët dhe funksionarët e parë të lartë të shtetit shqiptarë.

Titulli iu dha me motivacionin për veprimtari të shquar të lëvizjes kombëtare për krijimin dhe ndërtimin e shteti shqiptar. Në fjalën e tij presidenti topi e cilësoi Ali Asllanin si një figurë poliedriket.  E ndërsa nipi i tij Adrian Asllani u shpreh se e gjithë familja e tij ndihej e nderuar me marrjen e këtij titulli.
 

Ali Asllani lindi në Vlorë në viti 1884. Ai i ka dhënë një mbështetje të konsiderueshme qeverisë së parë të Ismail Qemalit. Në vitin 1934 ai merr postin e kryetarit të bashkisë së Vlorës për herë të dytë, post të cilin e mban deri në prag të pushtimit fashist në 1939. Pas çlirimit është ndër të parët themelues të lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve. Ai ka dhë një kontribut të shquar edhe në fushën e përkthimeve.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›