The Economist: Gjithë kënaqësia e panairit të librit
Panairi i librit, Tirana 2011 ishte padyshim një nga eventet me rë rëndësishme kulurore, dhe jo pa arsye. "Gjithë kënaqësia e panairit të librit" është titulli i një shkrimi në The Economist, e cila bën një analizë për këtë ngjarje. Sipas artikullit tani pavarësisht lajmeve të këqija që vinin nga Shqipëria të dominuara nga nga përplasje e pafundme politike mes Sali Berishës, kryeministri, dhe Edi Ramës, papritur retë duket sikur janë larguar.
"Socialistët e Ramës janë kthyer në parlament, duke biseduar me njerëzit e Berishës, dhe është gjetur një zgjidhje për zgjedhjet e kundërshtuara për kryebashkiak në Tiranë. Shqiptarët e lehtësuar tani po flasin për diçka tjetër: librat" thekson The Economist.
Dhe padyshim ngjarja e muajit ka qenë Panairi i Librit në Tiranë, që përfundoi të dielën.
"Më shumë se 80 tenda u sulmuan virtualisht nga njerëz që tundnin në duar para cash me shpresë se nuk do humbisnin bestseller-at e fundit. Ambasadorë, peshkopë, personazhe të jetës publike dhe politikanë ishin të gjithë aty" thekson tabloidi The Economist.
Bukuroshja e kësaj festeje ishte Elena Kadare, që fitoi edhe një çmim si shkrimtarja më e mirë e vitit. Libri i saj i ri është pjesë e një memuari puth-dhe-trego në lidhje me jetën me të shoqin, Ismailin, që nga shumë shqiptarë, shihet si shqiptari më i madh i gjallë.
Shqiptarët e lumtur tani duken se kanë më shumë dëshirë të lexojnë për politikën sesa ta shohin atë tek luhet atje në rrugë. Bestseller-i më i madh politik në panair ishte libri i Ramës "Kurbani", një memuar i fokusuar në kohën e tij si kryebashkiak i Tiranës, gjatë së cilës qyteti u transformua nga një rrëmujë në një vend të këndshëm për të jetuar.
"Pas zgjedhjeve lokale të kundërshtuara, Rama u detyrua të lërë detyrën te Lulzim Basha, i partisë së Berishës. Kur zoti Basha mbërriti në Bashki, një dele u sakrifikua atje. Kjo praktikë, që duket se të kthen prapa në kohërat e otomanëve, është ajo çka i dha Ramës titullin. Në kopertinë shfaqet gjak i shpërndarë mbi imazhin e një deleje" theksohet në artikull.
Nënshkrimi i autografeve nga Rama tërhoqi turma të mëdha. Të dielën, Arlinda Dudaj botuesja e librit tha se kishte shitur mbi 8 mijë kopje në pak ditë. Siaps tabloidit për kryeministrin Berisha libir I rivalit të tyij ka qënë një dështim, ndër refuzoi të kalonte tek tenda Dudaj, gjatë vizitës në panair. Herri Çili, një tjetër botues, ka parë ditë të mira. Mes librave të suksesshëm të këtij viti është një biografi e Enver Hoxhës, diktatorit komunist shqiptar, që vdiq në vitin 1985. "Është çmenduri," thotë Mario Çili, vëllai i Henrit dhe drejtori menaxherial i kompanisë. Ai pretendon se janë shitur 14 mijë kopje gjatë tre javëve.
Libri, i Blendi Fevziut, një gazetar i njohur në Shqipëri, është vizatimi i parë serioz i jetës së Hoxhës përmes arkivave shqiptare.
The Economist thotë se pavarësisht këtij vërshimi në panair, njerëzit në Shqipëri po blejnë gjithmonë e më pak libra, njësoj si në mbarë botën.
"Kishte edhe një surprizë më shumë në panair. Një tendë e madhe e bardhë, e drejtuar nga serbë, shiste mish të zgarës me muzikë pop serbe në sfond. Ajo u provua popullore mes tiranasve po aq sa librat. Të shtunën, një ditë përpara se të mbyllej panairi, ata paketuan dhe ikën. Kosovarët dhe nacionalistët shqiptarë ishin ankuar. Në një vështrim më prozaik, njerëzit e lodhur nga panairi dhe të ngarkuar me qese të rënda librash, thjesht janë ulur për të shijuar mishin e për të pirë në tendë, përfundon The Economist.