Presidenti Topi dekoron Nikollë Lesin me medaljen e mirënjohjes

Presidenti Bamir Topi ka dekoruar sot me Medaljen e Mirënjohjes, Nikollë Lesin, themeluesin e gazetës Koha Jonë, e cila është gazeta e parë e pavarur në Shqipëri. Gjatë një ceremonie të organizuar në pallatin e Brigadave, presidenti Topi tha se gazeta Koha Jonë ka qenë tribunë e fjalës së lirë dhe shkollë për median në vazhdimësi. Nga ana e tij, Nikollë Lesi pasi falenderoi Topin për vlerësimin, tha se 80% e gazetarëve që shkruan për herë të parë te Koha Jonë, tani janë drejtues të mediave të ndryshme në vend. Gjatë ceremonisë, presidenti Topi dekoroi me një Medalje Mirënjohje edhe gazetarin italian Carlo Bollino dhe kompaninë Edisud për kontributin e dhënë në zhvillimin e medias në Shqipëri.