Presidenti Topi dekoron firmëtarët e dokumentit të Pavarësisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” si dhe Ismail Qemalin me Urdhrin e "Flamurit Kombëtar”

27 qershor 2012
Vlorë
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i shoqëruar nga anëtarë të Kabinetit, zhvilloi sot paradite, në kuadër të festimeve me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, një vizitë pune në qytetin e Vlorës ku u prit nga Kryetari i Bashkisë, Shpëtim Gjika, nga Kyetari i KLSH-së, Bujar Leskaj, nga deputetë dhe drejtues të tjerë të pushtetit vendor si dhe nga shumë qytetarë vlonjatë, të cilët kishin dalë për t’i uruar mirëseardhjen Kreut të Shtetit.
Presidenti Topi iu drejtua me një fjalë përshëndetëse të pranishmëve:
“I nderuar zoti Kryetar i Bashkisë,
I nderuar zoti Leskaj
I nderuar zoti Spahiu,
Të nderuar familjarë të firmëtarëve,
Të nderuar pjesëmarrës!
Në cilësinë e Kryetarit të Shtetit, por edhe si qytetar i këtij vendi, për mua është gjithmonë një kënaqësi e veçantë që të jem sot në Vlorën krenare, me rëndësi të pamohueshme në vendosjen e themeleve të shtetit modern shqiptar. Teksa kemi hyrë tashmë në vitin e njëqindtë të Pavarësisë së shtetit tonë, në këtë vit jubilar me vlera të papërsëritshme emotive, historike dhe identifikuese kombëtare, është detyrë parësore institucionale, por edhe qytetare që të vlerësoj të shkuarën tonë historike e mbi të gjitha protagonistët dhe kontribuesit e vërtetë të ngritjes dhe konsolidimit të lirisë e pavarësisë së Atdheut tonë.
Një shekull më parë, figurat më të shquara atdhetare të të gjitha trevave shqiptare u bashkuan dhe hodhën themelet e shtetit modern shqiptar duke valëvitur flamurin tonë kombëtar me shqipen dykrenare, të frymëzuar nga ideali dhe bindja se po nisnin ndërtimin e një ngrehine të re, në të cilën do të gjallonte kryelartë një shoqëri e lirë, demokratike dhe evropiane, e gjithëpërfaqësuar dhe pa dallime e ndarje fetare, krahinore apo përkatësie politike.
Ky shekull i historisë sonë, që nga 28 nëntori i vitit 1912 e deri më sot, ka qenë i tejmbushur me sfida titanike për liri e pavarësi, për ruajtje kufijsh e territoresh, për ekzistencë jo vetëm gjeografike, por edhe për përkatësi politike e strategjike. Ky shekull i pafund pavarësie është vaditur me gjak e djersë e me mundime; është përjetuar me vuajtje, dëbime e rikthime, copëtime e ndarje, mërgim e vetizolim; është përshkuar nga përpjekje vetëmohuese, luftëra çlirimtare, nga tallaze e fitore, nga përçarje ideologjike e nga ribashkime, nga regjime mbretërore apo totalitare demokratike-popullore, nga luftë klasash e sërish demokraci perëndimore, por filli që i ka qëndisur gjithë këto ngjarje historike ka qenë gjithmonë ai i ngjyrave kuq e zi: filli identifikues i frymës së atdhedashurisë shqiptare, i ruajtjes dhe lartësimit të vlerave kombëtare, i gjuhës së ëmbël e të lashtë që na dallon, i zakoneve dhe tiparave të veçanta që na bashkojnë, i besës dhe burrësisë shqiptare që na karakterizojnë si dhe i vizionit dhe orientimit pro-evropian që na frymëzojnë.
Jam i bindur që vetëm nëpërmjet ruajtjes dhe pasurimit të mëtejshëm të këtyre vlerave të patjetërsueshme, Shqipëria dhe shqiptarët, me besim të plotë në forcat, aftësitë dhe energjitë e tyre të pashterrshme si dhe me mbështetjen e pakursyer të aleatëve dhe partnerëve mirëdashës, do t’ia dalin mbanë për të patur më tepër begati e harmoni, demokraci dhe zhvillim duke u integruar plotësisht dhe zyrtarisht me dinjitet në mozaikun e madh evropian.
Asnjë qytet tjetër në Shqipëri nuk i shpalos më mirë e më thekshëm se Vlora jonë të gjitha vlerat, përpjekjet, lëngimet shpirtërore e politike, humbjet dhe fitoret historike të kombit tonë përgjatë këtij shekulli. Prandaj, në kuadër të këtij viti jubilar të 100-vjetorit të Pavarësisë sonë të merituar, kam nderin dhe privilegjin ta shpall Vlorën dhe njëkohësisht edhe qytetarët e vjetër e të rinj të saj: “Nder i Kombit”!
Nën frymën e vlerësimit të të gjithë atyre atdhetarëve që luftuan, shkrinë jetën, dijet dhe pasuritë e tyre për këtë truall, për këtë komb e për këtë flamur, dëshiroj t’u jap titullin e lartë të gjithë firmëtarëve që shkruan përjetësisht emrat e tyre të nderuar në Deklaratën e Pavarësisë: “Nder i Kombit.”
Ndërsa, në një shenjë vlerësimi të veçantë, duke qenë se të gjitha këto arritje u bënë të mundura nën udhëheqjen e plakut të urtë e largpamës, Ismail Bej Vlorës, – udhëheqës të atij lloji për të cilët ne kemi aq nevojë edhe sot e kësaj dite, kur interesat madhore të vendit duhet të mbizotërojnë përmbi çdo lloj interesi të çastit apo partiak, sepse vetëm kështu burrat e shtetit do ta gdhendin emrin e tyre me nder e me lavdi në librin e artë të historisë së kombit shqiptar, – po përmbush detyrimin shtetëror e moral duke e dekoruar me “Udhrin e Flamurit”!
Gëzuar vitin jubilar të 100-vjetorit të Pavarësisë sonë!
Qoftë i përjetshëm kujtimi i jetës dhe veprës së lavdishme të firmëtarëve të Pavarësisë shqiptare!
Rroftë Vlora atdhetare!”
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekreteve përkatëse të dekorimeve nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm, zotit Aleksandër Flloko Presidenti i Republikës nderoi qytetin historik të Vlorës me Urdhrin “Nderi i Kombit” me këtë motivacion: “Për rolin historik si qytet simbol i shpalljes së pavarësisë dhe krijimit të shtetit të ri shqiptar, për meritat e veçanta në luftën për liri, pavarësi dhe çlirim, për ndjenjat e larta patriotike e liridashëse dhe kontributin e vazhdueshëm në ruajtjen e traditës dhe forcimin e identitetit kombëtar”.
Ndërsa i gjithë Grupi i atdhetarëve firmëtarë të dokumentit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, u shpallën (pas vdekjes) “Nder i Kombit” me motivacionin: “Për meritat e tyre historike si figura të shquara të kombit dhe rolin e tyre madhor në krijimin dhe shpalljen e shtetit të lirë e të pavarur shqiptar, si finalizim i luftës dhe përpjekjeve të parreshtura të popullit liridashës shqiptar në rrjedhë të historisë”.
Themeluesi i Pavarësisë së Atdheut tonë, Ismail Qemali u nderua (pas vdekjes) nga Presidenti Topi me “Urdhrin e Flamurit Kombëtar”, dekoratën më të lartë të shtetit shqiptar me motivacionin: “Për meritat e jashtëzakonshme historike dhe rolin vendimtar në të gjitha fazat e përgatitjes dhe shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, të krijimit dhe të drejtimit të shtetit të ri shqiptar; për cilësitë dhe aftësitë e rralla si ideolog kombëtar dhe udhëheqës i urtë, dijetar dhe diplomat i shquar, burrë shteti dhe politikan vizionar”.
Në emër të qytetarë të Vlorës, titullin e lartë “Nderi Kombit” e mori Kryetari i Bashkisë zoti Shpëtim Gjika, i cili e falënderoi Presidentin Topi duke e cilësuar këtë “si gjestin më fisnik bërë nga Kryetari i Shtetit Shqiptar ndaj Vlorës dhe vlonjatëve."
I shoqëruar nga Drejtori i Muzeut Kombëtar të Pavarësisë në Skelë të Vlorës, zoti Skënder Spahiu, Presidenti Topi u ndal në godinën simbol të shpalljes së mëvetësisë, ku pa nga afër dhe u njoh me portretet e firmëtarëve, të punuara nga piktori Arben Morina, të ekspozuara me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.