E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dekoron katër artistë

Gazeta Shqip

Mjeshtër i Madh për këngëtarët Arif Vladi, Artjola Toska dhe Qerim Sulaj. “Naim Frashëri i Artë” për Behar Merajn

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka dekoruar sot disa personalitete të muzikës dhe humorit shqiptar.

Kreu i shtetit i ka dorëzuar urdhrin “Mjeshtër i Madh”, këngëtarëve Arif Vladit, Artjola Toskës dhe Qerim Sulajn.

Presidenti dekoroi edhe aktorin e humorit Behar Meraj me urdhrin “Naim Frashëri i Artë” me motivacionin “për kontribut të çmuar në argëtimin dhe ndërgjegjësimin e publikut, duke sjellë probleme të realitetit shoqëror, përmes humorit dhe satirës”. Në ceremoninë zyrtare, të zhvilluar në ambientet e Presidencës, kanë marrë pjesë miq dhe të afërm të katër artistëve.

13 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Presidenti Topi dekoron katër artistë burimi: Gazeta Shqip

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›