Presidenti Topi dekoron me “Medaljen e Mirënjohjes” EDISUD SH.A, z. Karlo Bolino dhe z. Nikollë Lesi.

21 janar 2009
Në ambientet e Pallatit të Brigadave u zhvillua sot ceremonia e dekorimit, nga Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi të grupit mediatik EDISUD SH.A, z. Karlo Bolino dhe z. Nikollë Lesi në prani edhe të shumë gazetarëve të njohur dhe figurave të shquara të kësaj fushe si dhe anëtarëve të kabinetit të Presidentit.
Pas leximit të dekretit nga Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit të Presidentit, Aleksandër Flloko, Presidenti i Republikës i dorëzoi përfaqësuesit të EDISUD SH.A, zotit Xhuzepe Orsino ”Medaljen e Mirënjohjes” me motivacionin: “Për kontributin e dhënë në median shqiptare në informimin publik, si një faktor i rëndësishëm për zhvillimin dhe progresin e demokracisë në Shqipëri”; zotit Karlo Bolino “Medaljen e Mirënjohjes” me motivacionin: “Për kontribut në krijimin dhe zhvillimin e mediave në Shqipëri, si një faktor i rëndësishëm për zhvillimin dhe progresin e demokracisë” dhe zotit Nikollë Lesi “Medaljen e Mirënjohjes me motivacionin: “Themeluesit të gazetës së parë të pavarur në Shqipëri, “Koha Jonë”, nga dyert e së cilës dolën shumë gazetarë e drejtues të medias së sotme, duke u kthyer jo vetëm në tribunë të fjalës së lirë, por edhe në shkollë të medias së shkruar shqiptare”.
Pas marrjes së medaljes, përfaqësuesi i EDISUD SH.A, zoti Orsino u shpreh: “Dua të falënderoj Presidentin për dhënien e kësaj medaljeje. Prezenca jonë në Shqipëri, besoj që ka qenë gjithmonë shumë e kujdesshme për të ruajtur aktivitetet tona botuese ne lidhje me territorin. Gazeta Shqiptare, News 24, Radio Rash dhe Balkanweb dhe besoj se është dëshmimtarja e lidhjes me territorin. Ne jemi botues të pastër, kemi mbetur të pakët në Itali dhe nuk kemi interesa përtej asaj të botimeve dhe jemi në dispozicion të qeverisë shqiptare dhe të Presidentit për aq sa mund të bëjmë".
Ndërsa zoti Karlo Bollino: “Unë dua ta falenderoj zotin President se kjo është një nder shumë i madh për mua që kam jetuar në Shqipëri për shumë vjet, por kam një eksperiencë shumë të gjatë që kam filluar, 18 vjet përpara, pra është mosha e demokracisë shqiptare. Është një eksperiencë për të cilën unë kam kaluar shumë faza dhe në këtë fazë jam në Itali dhe falë eksperiencës së madhe që kam fituar në këtë vend tani drejtoj një gazetë shumë të rëndësishme por zemra ime profesionale është gjithmonë këtu në Shqipëri, kam shumë mall për Shqipërinë në fakt. Gjatë kësaj eksperience kam njohur dhe një vajzë shqiptare dhe jam martuar dhe kam një vajzë italo-shqiptare. Unë dua t’ju falënderoj edhe në emër të Albës dhe Karlotës”.
I dekoruari i fundit, Nikollë Lesi theksoi: “Së pari më lejoni të falënderoj Presidentin e Republikës, zotin Bamir Topi për nderin që më bëri! Së dyti, kjo dekoratë është jo vetëm e imja, por është e gjithë brezit të gazetarëve që punuan pas viteve ’90-të, ose në fillim të viteve ’90-të më saktë, e bënë me pasion me idealizëm dhe me nje kurajo të jashtëzakonshme civile një media të pavarur nga dyert e së cilës jo pa modesti e them, pas kaq viteve, dolën dhe jam i saktë sot afërsisht 80% e drejtuesve të mediave të shkruara dhe ato vizive. Ky është një nder edhe i tyre. Edhe një herë më lejoni zoti President t’ju falënderoj për dekoratën e lartë”!