Presidenti Topi pret Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Frejzër Uillson.

21 janar 2009
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Frejzër Uillson, me të cilin zhvilloi një takim pune rreth zhvillimeve më të fundit në vend.
Kreu i shtetit shprehu mirënjohjen për ndihmesën e pandëprerë dhe mbështetjen e fuqishme të Mbretërisë së Bashkuar dhënë vendin tonë në forcimin e shtetit ligjor, të demokracisë, institucioneve të pavarura kushtetuese e demokratike, ndarjes dhe ekuilibrimit të pushteteve dhe përmbushjen e aspiratave integruese të Shqipërisë në strukturat euro-atlantike dhe në familjen e madhe europiane.
Ambasadori anglez Uillson, pasi vlerësoi rolin moderator dhe pozitiv të Presidentit Topi në garantimin e Kushtetutës dhe të pavarësisë së institucioneve demokratike e kushtetuese, e siguroi Kreun e shtetit shqiptar mbi mbështetjen e vazhdueshme e të palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar për vendin tonë, për forcimin dhe thellimin e demokracisë shqiptare, për sistemin e drejtësisë dhe institucionet e pavarura kushtetuese si edhe për rrugëtimin e suksesshëm integrues të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe më pas, në Bashkimin Europian.