Presidenti Topi dekoron me Urdhrin “Naim Frashëri” i Artë kompozitorë të shquar të muzikës shqiptare

4 tetor 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dekoroi sot me Urdhrin “Naim Frashëri” i Artë kompozitorë të shquar, të mirënjohur e të dashur për publikun dhe artdashësit shqiptarë.
Me këtë rast, në mjediset e Presidencës u zhvillua një ceremoni solemne dekorimi, me praninë e personaliteteve të spikatura të artit dhe të muzikës shqiptare, ndër ta muzikantë, orkestrantë, këngëtarë, si dhe miq e familjarë të kompozitorëve, të cilët u nderuan sot.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekreteve presidenciale nga Sekretari i Përgjithshëm, Aleksandër Flloko, Kryetari i Shtetit Shqiptar shprehu nderimin dhe vlerësimin e lartë për punën, veprimtarinë dhe kontributin ndër vite duke dekoruar me Urdhrin “Naim Frashëri” i Artë: Zotin Edmond Zhulali me motivacionin: "Për kontributin e veçantë të dhënë në fushën e muzikës së lehtë, asaj popullore të përpunuar dhe të këngës qytetare.”; Zotin Alfred Kaçinari me motivacionin: "Për kontribut të veçantë në muzikën e lehtë shqiptare, veçanërisht në drejtim të kompozimit dhe orkestrimit, duke ndikuar në rritjen e cilësisë artistike dhe përafrimin me prirjet e muzikës bashkëkohore evropiane.”; Zonjën Lejla Muhamet Agolli me motivacionin: "Për kontribut të rëndësishëm në fushën e krijimtarisë muzikore të të gjitha gjinive dhe promovimin e tyre në veprimtaritë brenda dhe jashtë vendit.”; Zotin Spartak Tili me motivacionin: "Për kontribut në krijimtarinë muzikore, veçanërisht në kultivimin, zhvillimin dhe përhapjen e këngës së lehtë qytetare shqiptare.” Si dhe zotin Sulejman Baltëza me motivacionin: "Për kontribut të rëndësishëm në ngritjen në nivel të lartë profesional të formacionit orkestror të qytetit të Elbasanit, duke krijuar një profil simfonik, përmes veprave më përfaqësuese të repertorit shqiptar dhe atij botëror.”.
Në fjalën e tyre, kompozitorët e dekoruar shprehën falënderimet dhe mirënjohjen e thellë për vlerësimin dhe respektin e madh që iu bë punës dhe veprimtarisë së tyre krijuese ndër vite nga ana e Kryetarit të Shtetit, duke i vlerësuar ato si një mbështetje dhe motivim i madh për artin dhe kulturën shqiptare. Krijuesit e mirënjohur vunë në dukje se këto janë momente shumë të rëndësishme në karrierën dhe në jetën e çdo njeriu, por edhe një çast përkujtimi për të gjithë kolegët dhe bashkëpunëtorët e tjerë që kontribuojnë në fushën e artit shqiptar, si edhe një motivim për një përkushtim edhe më të madh në të ardhmen në krijimtarinë e tyre artistike muzikore.
Duke përshëndetur krijuesit e sapo dekoruar dhe të gjithë personalitetet e artit të pranishëm në ceremoninë e dekorimit, Presidenti Topi vuri u shpreh:
“Kjo është një fjalë e improvizuar, sepse duke parë jo vetëm ata që dekorohen, por edhe të gjithë artistët që janë vendosur në radhë, patjetër që motivohem për t’i thënë dy fjalë.
Së pari, dëshiroj t’ju uroj për të gjithë veprimtarinë tuaj, e cila ka qenë një veprimtarinë e spikatur, por edhe që vë re se midis artistëve vërtet ka konkurrencë, por ka edhe shumë solidaritet dhe ky është një mesazh, që dua të përçoj në të gjitha ambientet, qoftë ato profesionale, ambientet institucionale, ambientet shoqërore! Aty ku ka konkurrencë, natyrisht që ka talente, por midis konkurrencës, sikurse e thashë, ka edhe shumë mbështetje. Dëshiroj t’ju falënderoj ju dhe të gjithë artistët!
Në punën time natyrisht që shikoj nevojën e vlerësimit të të gjithë artistëve. Dikush, apo shumëkush e pret. Disa të tjerë thonë se Presidenti po dekoron më shumë se sa duhet. Unë shikoj se ka një insufiçensë të theksuar të vlerësimit të artistëve në çdo cep. Artistë nuk ka vetëm në Tiranë. Artistë ka në çdo cep të Shqipërisë me të gjithë fizionominë që ka arti dhe arti është shumë i larmishëm. Ndaj, ne duhet t’ju falënderojmë për gjithçka ju keni dhënë, keni dhënë në vite, keni dhënë në dekada! Ju jemi mirënjohës si shoqëri, ju jam mirënjohës personalisht dhe nuk do të rresht që të shpreh të gjithë mirënjohjen time edhe nëpërmjet dekretimit, që ju e meritoni absolutisht! Ne duhet t’ju falënderojmë! Ju jemi shumë mirënjohës! Ju falënderoj edhe për prezencën e shumë emrave të njohur, të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në artin dhe në shpirtin shqiptar!”
Në përfundim, në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, Presidenti Topi shkëmbeu mendime dhe përshtypje dashamirëse me kompozitorët dhe personalitetet e tjera të artit shqiptar.