Presidenti Topi pret Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Poposki

3 tetor 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot paradite në Presidencë, Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Poposki, dhe delegacionin që e shoqëron në kuadër të vizitës zyrtare në vendin tonë. Në takim ishte i pranishëm edhe Zëvendësministri i Jashtëm i Shqipërisë, Selim Belortaja dhe Ambasadorët respektivë të dy vendeve tona.
Pasi u uroi mirëseardhjen në Shqipëri dhe pasi bëri një pasqyrë të shkurtër të zhvillimeve kryesore në vend, Presidenti Topi vuri në dukje marrëdhëniet e shkëlqyera të fqinjësisë së mirë që ekzistojnë mes dy vendeve tona, duke shprehur njëkohësisht dëshirën e vullnetin për konsolidimin e mëtejshëm të tyre dhe rritjen e bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të ndërsjellë.
Kreu i Shtetit, duke vlerësuar shkëmbimin e vizitave institucionale të nivelit të lartë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, nënvizoi “rolin e veçantë dhe rëndësinë që kanë marrëdhëniet dypalëshe sidomos në fushën e diplomacisë, si prioritet jo vetëm i politikës së jashtme të vendit tonë, por që duhet të jetë i tillë edhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, me qëllim realizimin e synimeve të përbashkëta integruese evropiane të mbarë rajonit tonë”.
Në këtë kuadër, Presidenti Topi vlerësoi gjithashtu rolin e rëndësishëm të faktorit shqiptar në Maqedoni, si një element qëndrueshmërie, bashkëpunimi dhe kontribues në proceset e rëndësishme integruese të shtetit maqedonas.
Nga ana e tij, Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Poposki, pasi falenderoi Presidentin Topi për mikpritjen e rezervuar, theksoi rëndësinë e këtyre takimeve për rritjen dhe thellimit e bashkëpunimit dypalësh institucional në të gjitha fushat, por edhe atij rajonal, duke vënë në dukje rëndësinë e dialogut politik, mirëkuptimit e bashkëpunimit me qëllim integrimin e përbashkët të të gjitha vendeve të Ballkanit në strukturat euro-atlantike dhe në Bashkimin Evropian.