Mjaft më Bukë me Sfurk
Ky artikull është popullor ose më qartë, një artikull i shkruar në emër të popullit. Prandaj edhe zgjodha një titull më pranë gjuhës së popullit.
Një artikull i tillë zë vend pikërisht tani, sepse shqiptarët janë më të vetëdijshëm se kurrë, se politikanët e tyre po jua ofrojnë bukën me sfurk. Dhe kjo është e dhimbshme.
Në një kohë kur mbi 80 për qind e shqiptarëve jetojnë në kushte jo normale kundrejt një shtrese të kamur dhe kërkesa e tyre për një jetë më të mirë është më emergjente se kurrë, politikanët tanë preferojnë të pozicionohen në llogoret e tyre të ftohta.
Kjo gjë po ndodh, kur shtresa më e djegur dhe më e pavlerësuar në vite e shoqërisë shqiptare, pensionistët, shikojnë me frikë e stres faturat mujore që duhet të paguajnë, ndërsa i mbajnë sytë nga Perëndia për t’iu dhënë të paktën shëndet, se pa atë, atyre iu duhet ta lënë të gjithë pensionin në ilaçe. Kjo po ndodh, kur rinia është në një kërkim të dëshpëruar për vende pune, me qëllim që dita e tyre të jetë e mbushur dhe jo thjesht kafe e cigare. Kjo po ndodh, kur adoleshentët dhe minorenët presin tubat e vjedhin pusetat për t’i shitur për skrap, pa e ditur të varfrit, se aty mund të gjejnë edhe vdekjen. Kjo po ndodh, kur fëmijët e mitur, me sy lutës deri në dhembshuri, afrohen nëpër tavolinat e kafeneve me qëllim që të shesin ndonjë kaush me fara për 20 a 30 lekë, që me ato të sigurojnë copën e bukës. A mund të quhet kjo jetë? E në këtë sfond mjeran, politika vazhdon tekat e saj. Jo e ke ti, jo e kam unë. Jo e tha ai, jo e thashë unë…Dukshëm, fati i shqiptarëve është i varur pikërisht tek sfurku majëmprehtë.
Në këtë fillim jave, të gjithë shqiptarët kanë pyetur veten se si ka mundësi që politikanët e tyre vazhdojnë të shkëmbejnë deklarata e batuta, në një kohë kur edhe Kosova arriti një marrëveshje me Serbinë dhe si rezultat i saj kjo e fundit mori edhe të drejtën e statusit kandidat të BE-së. Nga ana tjetër, edhe Kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski premtoi së fundmi se vendi i tij, megjithëse i përfshirë në një vorbull të nxehtë me Greqinë për çështjen e emrit, do të bëjë të pamundurën për t’u anëtarësuar në BE dhe NATO. Gjetja e gjuhës së përbashkët po ngjet e vështirë për politikanët shqiptarë, kur rasti i saj është shumë më pak i koklavitur se ai i Kosovës apo Maqedonisë.
E çfarë do të ishte më mirë për politikanët tanë, sikur të kuptonin se e ardhmja e tyre në politikë do të ishte afatgjatë dhe premtuese, nëse fillimisht ato do të investonin në popull dhe në mirëqenie dhe më pas në karrierën e tyre.
Të gjithë shqiptarët pyesin veten, se ç’po ngjet me politikanët e tyre që i bëjnë naze Europës, ndërkohë që ata duhet t’ia kthejnë asaj me të njëjtën monedhë për ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer shumëdimensionale që ajo ka dhënë dhe po jep aktualisht. Solidariteti i treguar edhe së fundmi ndaj zonave të bllokuara në veri të vendit pas këtij dimri të acartë, nxori në pah edhe aspektin humanitar të ndihmës europiane ndaj vendit tonë.
Më tej, Trojka europiane e ka ndihmuar mjaft me sugjerimet e këshillat e saj politikën shqiptare, duke e bërë këtë të fundit të mos heqë vëmendjen nga objektivat bazë për përmbushjen e reformave të integrimit dhe forcimit të institucioneve demokratike në vend.
Padyshim, shqiptarët u ndjenë mirë kur kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Z. Ilir Rusmajli, në një nga mbledhjet e këtij komisioni ku u miratuan disa ndryshime të radhës me konsensus të plotë, lëshoi batutën “Media e kapi pamjen e plotë?”,- duke dashur të tregojë se ndryshimet u miratuan me duart e ngritura të mazhorancës dhe opozitës.
Ishte një moment që demonstroi shumë qartë se nëse raste të tilla konsensusi mund të përsëriten shumë më shpesh, ne mund t’ia dalim të marrim statusin e vendit kandidat në pranverën e këtij viti. Vetëm në këto raste mund të kuptosh fare mirë se çfarë duan të thonë përfaqësuesit e Bashkimit Europian me mesazhet e tyre të përsëritura: “…kjo varet nga shqiptarët”. Tashmë BE-ja ka qenë mëse e qartë se realizimi i reformave integruese është detyrë ekskluzive vetëm e shqiptarëve dhe e politikës së tyre.
E fatmirësisht, shqiptarët kanë filluar ta kuptojnë këtë gjë. Ata kanë filluar t’i japin vlerë jetës së tyre, ta çmojnë atë. Ata nuk shohin më karriget, sepse vlera e tyre u pa. Për ta vlen sot e tutje e ardhmja e tyre dhe e fëmijëve të tyre. Kësaj here ato janë gati të ndjekin Europën me shpirt e me zemër. E në këtë rrugë, një ndërgjegjësim dhe organizim akoma më i madh i tyre për vlerat e integrimit nuk do të bënte gjë tjetër veçse do t’i shërbente thesarit të tyre të vetëm të quajtur “JETË”. Ky fakt më bën të mendoj për një këngëtar shumë të njohur rus, Viktor Tsoi, i cili ishte i pari që ngriti zërin për ndryshim në Rusi, nëpërmjet këngëve të tij të fuqishme. Megjithëse nuk jetoi gjatë, vargjet e këngëve të tij nuk njohin kohë dhe janë kaq pranë zemrës së njerëzve të thjeshtë: Jeta është veç një fjalë; Vdekja dhe Dashuria vetëm janë të vërteta; Hej, kush do të këndojë; Nëse ju të gjithë doni të flini? Vdekja është shumë e kushtueshme për ta jetuar; Dhe Dashuria ia vlen të pritet… (But Life is just a word; Death and Love is all that is real; Hey, who is going to chant; If you all want to sleep? Death is costly enough to live; And Love is worthy enough to wait…)
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)