E Diel, 1 Nëntor 2026

Shuhet në moshën 69-vjeçare kantautori italian Lucio Dalla

TIRANE -  Bota e muzikës tronditet sërish. Ndërron jetë kantautori italian Lucio Dalla, si pasojë e një infarkti gjatë turit të tij në Zvicër. Kantautori i njohur do të mbushte 69 vjeç në 4 mars.

Mësohet se ngjarja e hidhur ndodhi në Montreux të Zvicrës, ku ai ishte ndalur për të zhvilluar koncertin e radhës, në kuadër të një turi të nisur pak ditë më parë.

Të afërmit dhe miqtë e tij nuk arrijnë ta besojnë lajmin e hidhur pasi sipas tyre, Dalla ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Mbrëmjen e kaluar ai kishte realizuar me sukses koncertin e planifikuar dhe nuk kishte shfaqur asnjë shenjë që mund të paralajmëronte fundin e hidhur.

Kantautori Lucio Dalla mori pjesë pak ditë më parë edhe në festivalin e Sanremos në Itali, me këngën Nanì në bashkëpunim me këngëtarin e ri Pierdavide Carone. 

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Dalja e e fundit e Lucio Dallas në Sanremo FOTO: Ndahet nga jeta Lucio Dalla

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›