Presidenti Topi dekoron personalitete të arsimit në Gjirokastër me rastin e 7 marsit.

5 mars 2010
Në vijim të vizitës së tij të punës në Universitetin “Eqrem Çabej” të qytetit jugor të Gjirokastrës, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dekoroi disa mësues, mësuese dhe personalitete në fushën e arsimit me rastin e 7 marsit, Festës së Mësuesit.
Kreu i shtetit shqiptar nderoi me “Medaljen e Mirënjohjes” Zonjën Adelina Ahmet Barxo me motivacionin: "Për përkushtim dhe arritje të rëndësishme profesionale, nëpërmjet aplikimit të metodave të përparuara pedagogjike.”; zotin Jorgo Dhimitër Karamano me motivacionin: "Për arritje të rëndësishme në ngritjen e nivelit shkencor e pedagogjik, si arsimtar dhe drejtues.”; Zonjën Liljana Petraq Kaçi me motivacionin: "Për arritje të rëndësishme në profesionin fisnik të mësueses nëpërmjet aplikimit të metodave të përparuara pedagogjike.”; Zotin Mihal Niko Zhulati me motivacionin: "Për kontribut të vyer në zhvillimin e arsimit në Qarkun e Gjirokastrës, duke pasqyruar ndryshimet progresive në vend.”;.
Ndërsa me Urdhrin “Naim Frashëri” i Artë u nderuan Viktor Theodhori Terpo (Pas vdekjes) me motivacionin: "Për kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e arsimit, veçanërisht në përgatitjen e brezave të mësuesve dhe pedagogëve.” dhe Vasil Sevo Bilushi (Pas vdekjes) me motivacionin: "Për kontribut të rëndësishëm në themelimin, drejtimin dhe shndërrimin e Universitetit “Eqrem Çabej” në një qendër të rëndësishme të arsimit të lartë.”
Kurse Medalja “Për Merita të Veçanta Civile” iu dha Zonjës Vjollca Neshet Kokalari me motivacionin: "Për kontribut të veçantë në zhvillimin e arsimit në zonën e Gjirokastrës dhe më gjerë.”; Zonjës Ksanthipi Spiro Kabili me motivacionin: "Për kontribut të veçantë në zhvillimin e arsimit në zonën e Gjirokastrës dhe më gjerë.”
Personalitetet e dekoruara dhe familjarët e tyre shprehën mirënjohjen duke falenderuar Kreun e shtetit nga zemra për këtë nderim që u bëhet atyre dhe sidomos profesionit të nderuar e fisnik të mësuesisë dhe misionit të vyer të edukuesve të brezave të rinj.
* * *
Pas ceremonisë së dekorimit, Presidenti Topi, i shoqëruar nga Prefektja Mimoza Çomo, Kryebashkiaku Flamur Bime, Drejtori dhe anëtarë të kabinetit, vizitoi Shkollën 9-të vjeçare “Lunxhëria”, përshëndeti dhe mori pjesë në ceremoninë e shpalljes “Qytetar Nderi” të komunës së Lunxhërisë e pesë arsimtarëve të vjetër me motivacionin: “Për kontribute të shquara për arsimin dhe edukimin atdhetar e qytetar të brezave”.
Presidenti Topi u prit nga Ilia Kuro, Kryetari i Komunës Lunxhëri, Krenar Pazaiti , Drejtor i Shkollës 9-të vjeçare “Lunxhëria”. Për nder të vizitës së Kreut të Shtetit, i cili uroi 7 marsin, u dha një koncert i shkurtër festiv nga grupi polifonik dhe dy nxënëse të shkollës 9-të vjeçare “Lunxhëria” recituan poezi.