Eurodeputeti Thaler: Jemi shumë të kënaqur që Rezoluta e PE dhe raportet ndërkombëtare janë udhërrëfyes të reformave që po vijoni.
Parlamenti europian dhe raportet ndërkombëtare vlerësojnë progresin e Shqipërisë dhe jemi shumë të kënaqur për hapat që po bëni. tha sot eurodeputeti Zoran Thaler, anëtar i grupit socialist në Parlamentin Europian.
Në takimin me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, eurodeputeti Thaler vlerësoi ecurinë e proceseve integruese në Shqipëri.
Jemi shumë të kënaqur që Rezoluta e Parlamentit Europian dhe raportet ndërkombëtare janë axhendë e punës suaj dhe udhërrëfyes të reformave që po vijoni. theksoi ai.
Zoti Thaler shprehu interesin për intensifikim të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Parlamentit Europian dhe Parlamentit të Shqipërisë.
Kryetarja e Kuvendit tha se mbështetja që Parlamenti Europian i jep Shqipërisë, mbetet thelbësore në përshpejtimin e proceseve integruese.
Jemi shumë të vendosur për objektivin tonë të afëret, heqjen e vizave për qytetarët shqiptar. Parlamenti shqiptar si organ ligjvënës është themelor dhe lokomotivë për liberalizimin e vizave, që është edhe synimi ynë kryesor, tha Kryetarja e Kuvendit.
Ajo theksoi se Parlamenti është i vendosur për të vijuar përpara, pavarësisht përpjekjeve për të penguar liberalizimin e vizave nga ndonjë individ.