E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria miraton marrëveshjen e huasë me qeverinë gjermane për financimin e infrastrukturës së furnizimit me ujë për disa qytete

Këshilli i Ministrave miratoi sot, projektligjin ““Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe KfW Frankfurt am Main, për financimin e programit “Infrastruktura bashkiake II, furnizimi me ujë dhe kanalizimet për qytetet Berat, Fier, Kamzë, Kuçovë, Lushnjë dhe Sarandë””.

Kryeministri Berisha i shprehu mirënjohjen qeverisë gjermane për mbështetjen dhe financimin e projekteve të zhvillimit të infrastrukturës së ujërave.

“Qeveria gjermane, me Bankën gjermane të Zhvillimit - tha Kryeministri - është financuese kryesore në këtë vend i të gjithë infrastrukturës së ujërave, por kjo vetëm të tyre, pasi ajo është gjithashtu financuese kryesore, së bashku me Cooperacione Italiane, në furnizimin me energji të qytetarëve shqiptarë.”


04/04/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›