E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dekoron z. Fatmir Sejdiu me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

3 nëntor 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi z. Fatmir Sejdiu Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me motivacionin: “Për kontribut të shquar në udhëheqjen e rezistencës popullore kosovare dhe të gjithë veprimit politik për fitoren e Pavarësisë së Kosovës e ndërtimin e një shteti të ri demokratik, për rolin e tij të rëndësishëm si politikan i respektuar nga populli i tij dhe faktori ndërkombëtar, në krijimin e ekuilibrave politikë dhe institucionalë”.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›