Presidenti Topi dekoron z. Lorenco Ronkari me Medaljen “Për Merita të Veçanta Civile”.

10 tetor 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekoroi sot me Medaljen “Për Merita të Veçanta Civile”, z. Lorenco Ronkari, në një ceremoni zyrtare të zhvilluar në Pallatin e Brigadave.
Pas ekzekutimit të hymnit kombëtar dhe leximit të dekretit presidencial nga Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit të Presidencës, z. Aleksandër Flloko, Presidenti i Republikës i dorëzoi z. Ronkari medaljen dhe dekretin përkatës në shenjë vlerësimi dhe respekti për kontributin e tij të shquar në ndihmë të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, si dhe për profesionalizmin dhe asistencën e vyer si drejtues i Bankës Amerikane të Shqipërisë.
Nga ana e tij, z. Lorenco Ronkari falenderoi për këtë vlerësim të lartë nga ana e Presidentit të Republikës, duke u shprehur se: “I jam mirënjohës këtij vendi që më nderoi sot me këtë medalje. Ka qenë një udhëtim i gjatë që ka filluar dhjetë vite më parë. Por asgjë nuk do të ishte e mundur pa bashkëpunimin, pa vullnetin e fortë, pa inteligjencën, pa këmbënguljen dhe dëshirën e mirë të shqiptarëve dhe të klientëve shqiptar. Në këto çaste të veçanta unë ndihem shumë krenar jo vetëm për veten time, por edhe për bashkëpunëtorët e mi në bankë, gjithashtu edhe për gjithë klientët tanë, që na ndihmuan në këtë aventurë kaq të madhe. Banka u rrit së bashku me klientët e saj. Jam i lumtur që shikoj këtu z. Sami Gjergji që ishte dhe klienti ynë i parë”. Në vijim, pasi tregoi mbi përvojën e tij të punës në bankë në fillimet e saj, z. Ronkari përfundoi fjalën e tij të falenderimit duke thënë: “Tani po financojmë projekte shumë të mëdha në Porto Romano, në rrjetin e elektricitetit dhe i jam shumë mirënjohës këtij vendi, natyrisht edhe Presidentit të Republikës që më nderoi”.