Presidenti Topi priti sot Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Bullgarisë, Rumen Jankov.

10 tetor 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në Pallatin e Brigadave Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Bullgarisë, Rumen Jankov dhe delegacionin që e shoqëron gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë.
Presidenti Topi, duke vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona, bëri një përshkrim të reformave kryesore të ndërmarra në Shqipëri, duke i kushtuar vëmendje të veçantë ecurisë së reformës në sistemin gjyqësor, konsolidimin dhe ruajtjen e pavarësisë së institucioneve kushtetuese me qëllim nxitjen e proceseve integruese të Shqipërisë.
Presidenti i Republikës, pasi vuri në dukje rëndësinë e shkëmbimit të vizitave të tilla mes institucioeneve të pavarura kushtetuese, theksoi se bashkëpunimi në fushën e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar e trafiqeve të të gjitha llojeve do të kontribuojë në konsolidimin e shtetit të së drejtës, ruajtjen dhe forcimin e institucioneve të pavarura, të demokracisë shqiptare, por dhe në rolin e rëndësishëm që luan Shqipëria dhe faktori shqiptar në Ballkan për paqen dhe stabilitetin në rajon e më gjerë. Kreu i shtetit shprehu gjithashtu besimin se Bullgaria do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e fuqishme edhe në të ardhmen në përpjekjet e Shqipërisë për integrim në familjen evropiane dhe atë euroatlantike duke ndarë me ne edhe përvojën e saj të vlefshme integruese.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Bullgarisë, Rumen Jankov, pasi e vlerësoi këtë takim si mjaft të rëndësishëm, siguroi për vazhdimësinë e mbështetjes së vendit të tij në drejtim të reformimit të drejtësisë dhe forcimit të institucioneve, në përmbushjen e aspiratave integruese të vendit tonë, si dhe shprehu gatishmërinë e Bullgarisë për të ndarë përvojën integruese të Bullgarisë në NATO dhe BE.
Në takim ishin të pranishëm edhe Ambasadori bullgar në vendin tonë, Teodor Rusinov dhe Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.