E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi dekreton Kodin Penal

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka dekretuar ndryshimet në Kodin Penal, të miratuara më 1 mars të këtij viti me konsensus nga mazhoranca dhe opozita. Kreu i Shtetit dekretoi me herët edhe ligjin për prokurimin publik dhe statistikat zyrtare, të cilat kalojnë nga varësia e Këshillit të Ministrave nën urdhrat direkt të Kryeministrit.
 

Kodi penal kërkonte 3/5 e votave në Kuvend për miratimin e tij, nga ku mori 128 pro dhe asnjë kundër.Në të janë miratuar disa ndryshime të rëndësishme, mbi shpifjen dhe fyerjen, të cilat tashmë do të denohen vetëm me gjobë e jo më burg. Po ashtu kodi është amenduar në disa nene që forcojnë ndëshkimin e krimit elektoral, dhunën në familje. Amendamente të rëndësishme pati dhe për luftën kundër terrorzimit, krimit ekonomik.
 

Pavarësisht konsensusit, si kodi penal ashtu dhe prokurimet pubglike janë shoqëruar nga debate dhe kontestime të shumta nga ana e opozitës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›