Presidenti Topi dekreton datën për zgjedhjet e pjesshme në zonën zgjedhore 31 në Tiranë.
13 gusht 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka dekretuar datën për zgjedhjet e pjesshme në zonën zgjedhore 31 në Tiranë.
Në bazë të nenit 92 gërma “gj” të Kushtetutës dhe të nenit 14 pika 3 të ligjit nr. 9087 datë 19.06.2003 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka dekretuar që zgjedhjet e pjesshme për deputet në zonën zgjedhore 31 të mbahen ditën e dielë më 23 shtator 2007.
Presidenti i Republikës fton zgjedhësit e zonës 31 të marrin pjesë në votime duke ushtruar vullnetin e tyre për zgjedhjen e personit që do t’i përfaqësojë në Parlament për 2 vitet e ardhshme.
Presidenti i Republikës fton të gjitha partitë politike që të kontribuojnë për një proces zgjedhor të lirë, të ndershëm e transparent duke përmbushur maksimalisht standartet.