E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dekreton emërimin e Akademikut Gudar Beqiraj, Kryetar i Akademisë së Shkencave.

D E K R E T

PËR EMËRIMIN E KRYETARIT TË AKADEMISË SË SHKENCAVE

Në mbështetje të neneve 92, shkronja “g” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 11 të ligjit nr. 9655, datë 11.12.2006 “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar,

D e k r e t o j:

Neni 1

Akademik Gudar Beqiraj, emërohet në detyrën e Kryetarit të Akademisë së Shkencave.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 6070
Tiranë, më 24.02.2009

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAMIR TOPI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›