Presidenti Topi dekretoi dhe uroi sot Kryetarin e ri të Akademisë së Shkencave, Prof. Gudar Beqiraj.

25 shkurt 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi uroi sot Kryetarin e sapozgjedhur të Akademisë së Shkencave, Prof. Gudar Beqiraj gjatë një ceremonie për dekretimin e tij në këtë detyrë të rëndësishme të zhvilluar në Pallatin e Brigadave.
Në ceremoni morën pjesë anëtarë e Akademisë së Shkencave, deputetë, rektorë dhe dekanë të universiteteve, përfaqësues të nderuar të botës akademike dhe të shkencave, etj.
Në përshëndetjen e tij, Presidenti i Republikës u shpreh:
“Të nderuar akademikë,
Të nderuar profesorë,
Zonja dhe Zotërinj të ftuar në këtë ceremoni të veçantë,
Pak herë në këtë ambjent kemi një ekstrakt të spikatur intelektual dhe shkencor, kështu që unë ndjehem i nderuar ndjehem i emocionuar që ndodhem midis jush si President i Republikës, por edhe si kolegu juaj. Në një moment të caktuar të jetës sime bëra zgjedhje duke u larguar nga bota akademike për t’iu përkushtuar politikës, natyrisht në shërbim të qytetarëve të këtij vendi. Sot, ne jemi mbledhur për të realizuar një ceremoni shumë sifinjikative, për të dekretuar Kryetarin e ri të Akademisë së Shkencave, i cili u zgjodh në një proces legjitim, të pakontestueshëm, duke finalizuar një proces relativisht të gjatë, që filloi tre vite më parë, pikërisht, duke e konsideruar Akademinë e Shkencave një institucion të rëndësishëm, delikat në strukturën e institucioneve. Padyshim që ky proces filloi me projektimin, vazhdoi me diskutimin, me hartimin e kuadrit ligjor dhe kam rastin këtu të përgëzoj punën e bërë nga grupi i ekspertizës, por edhe nga politika parlamentare, që e futi këtë çështje në fokus të diskutimit të vet jo thjesht për të përmbushur një detyrë të çastit, por me preokupacionin që ky institucion të shënojë realisht një etapë të re në procesin e evoluimit të tij dhe të marrë fizionominë e një institucioni, i cili realisht të mendojë për shkencën, të mendojë për të gjithë strukturën që ka të bëjë me evidentimin e vlerave kombëtare, por edhe me projektimin e mjaft projekteve që kanë të bëjnë me zhvillimin e shkencës në Shqipëri. Ky proces u fut patjetër në rrugën e tij duke zgjedhur kryesinë e përkohshme. Kam rastin të bëj një falenderim publik për profesor Biçokun, i cili demonstroi jo thjesht profesionalizëm, por mbi të gjitha tiparet e një njeriu të ndershëm, komunikativ dhe e futi këtë proces në shërbim të vendit, duke dalë nga ky proces i nderuar dhe duke sjellë një strukturë, e cila do t’i rezistojë padiskutim kohës.
Çështja e Akademisë së Shkencave natyrisht që ka pasur këndvështrime të ndryshme. Të gjithë jemi bërë pjesë e debatit dhe kuptohet që ku ka debat, nuk ka vetëm një pozicionim. Është e natyrshme që në demokraci edhe kur diskutohet për shkencën ka këndvështrime të ndryshme. Kjo është shumë e natyrshme për shkak të formimit individual, për shkak të historisë, për shkak të një retrospektive që ne e kemi pasur shumë specifike, por edhe për shkak të asaj që në vetvete ka protagonistë. Bota akademike ka origjinalitetin e vet, njerëzit quhen akademikë, sepse kanë një formim autonom, por natyrisht që të gjithë sa bashku realizojnë atë që dëshirojnë të gjithë. Të gjithë të sintonizohen, të sinkronizohen në funksion të intersave kombëtare. Dhe padiskutim që çështja e Akademisë së Shkencave nuk është çështje, ta themi edhe një herë dhe ta themi me zë të lartë, nuk është çështje që ka të bëjë me moshën e çdonjërit. Në Akademinë e Shkencave sigurisht nuk mund të futen njerëz të gjeneratave të reja të paformuara, të paçertifikuara në fushat e tyre përkatëse. Është një nder i madh për ne që në Akademinë e Shkencave të futen njerëz që kanë një kurrikulum të pasur. Është fat i madh që në Akademinë e Shkencave ne kemi njerëz që nuk limitohen në moshën biologjike. Kam rastin këtu të kem një vlerësim të veçantë për profesor Demirajn, profesor Frashërin dhe shumë profesorë të tjerë akademikë, të cilët në asnjë moment nuk kufizohen në aftësinë fiziologjike që të dikton mosha, por përkundrazi kanë pasur një prezantim të spikatur intelektual. Kjo tregon që Akademia e Shkencave në vetvete duhet të jetë një përputhje dhe një gërshetim i vlerës së brezave.
Natyrisht, është një moment i veçantë, sepse reformimi i Akademisë së Shkencave bëhet në kuadrin e reformimit të gjithë jetës arsimore dhe shkencore në Shqipëri, sepse ky është një proces pikërisht në linjën e përmirësimit të kësaj infrastrukture. Kur themi çështje e strukturës dhe e infrastrukturës, padyshim që në themel është bazamenit i të gjithë asaj që ne kërkojmë të bëjmë dhe për të ardhmen e këtij vendi. Bota akademike së pari duhet të jetë një botë e papolitizuar, duhet të jetë një botë, e cila i referohet parimeve të shkencës, duhet të jetë një botë, e cila duhet ta ketë ushqimin e vet nga lidhja e natyrshme me strukturat universitare. Akademikët nuk mund të mbyllen në kullën e tyre të fildishtë. Ata duhet ta kenë ushqimin e tyre, sikurse ju e dini më mirë se unë, tek jeta e institucioneve dhe patjetër duhet të jenë promotorë të ideimit dhe të projektimit të projekteve me vlera kombëtare. Tek akademikët ne shikojmë mundësinë që ne të projektojmë të ardhmen e institucioneve tona në fushën e kërkimit shkencor dhe t’i japim shanse për fusha prioritare. Është për të vlerësuar që ka një ridimensionim të ri sa i përket çështjeve të fushës së albanologjisë, është krijuar dhe Qendra Shtetërore e Albananologjisë, si dhe në fushat e aplikuara, në fushën e biologjisë, në të gjitha fushat në të cilat njerëzit mund të gjejnë veten e tyre, por duke futur dhe brezat e rinj pikërisht për të qenë më të tërhequr nga bota akademike, për t’iu larguar atij lloj vaniteti që shpeshherë shoqëron jetën në tranzicion, aty ku fitimi mendohet të realizohet lehtë dhe thjeshtë dhe me metoda aspak fisnike. Por formimi i botës intelektuale, roli i Akademisë së Shkencave, roli i profesorëve, të cilët do t’i evidentojnë vlerat e spikatura që ka historia e Shqipërisë, duhet të forcohet patjetër që të tërheqin brezin e ri për të treguar që rritja e standardeve, rritja e mirëqënies duhet të vijë në radhë të parë nga dija, duhet të vijë nga përfshirja në projekte të rëndësishme me interes kombëtar dhe pastaj çështjet e tjera vijnë dhe zhvlerësohen.
Unë e kuptoj që krijimi me një fizionomi të re i Akademisë së Shkencave do të japë shanse që Akademia e Shkencave të mos funksionojë thjesht në një terren. Ajo do të marrë vlerë duke bashkëpunuar me struktura të tjera të Akademisë së Shkencave dhe të vendeve të tjera fqinjë, në radhë të parë me Akademinë e Shkencave të Kosovës, të cilët kanë një pasuri të vyer në aktivitetin e tyre. Padiskutim ne do të rivlerësojmë të gjithë kontributin që kanë pasur historianët, albanologët që kanë kontribuar shumë për çështjen e albanologjisë dhe unë nuk besoj se do të futem në partikularitete, sepse do të ishte e tepërt që Presidenti i Republikës të futet në ato çështje që i takojnë në mënyrë ekskluzive, specifike Akademisë së Shkencave.
Unë ndjehem shumë i gëzuar që sot dekretoj pikërisht profesor Gudar Beqirajn, një intelektual, shkencëtar, padiskutim një mik i të gjithëve. Jam i bindur që me profesionalizmin e tij, me formimin e tij do të japë shanse që Akademia e Shkencave të funksionojë në harmoni dhe të funksionojë me parime të shëndosha, me shumë zgjuarsi në funksion të rievidentimit shumë të kualifikuar të vlerave kombëtare dhe të gjitha projekteve të rëndësishme të perspektivës që do të jenë për një Shqipëri, e cila nuk është më e izoluar, për një Shqipëri e cila integrohet çdo ditë dhe do të jetë patjetër shumë shpejt pjesë institucionale e vlerave evropiane dhe botërore.
Urime në detyrë!”
Pas leximit të dekretit të emërimit nga Sekretari i Përgjithshëm, z. Aleksandër Flloko dhe marrjes së tij në dorëzim nga Presidenti i Republikës, Kryetari i Akademisë së Shkencave, Prof. Gudar Beqiraj falenderoi Presidentin Topi për inkurajimin dhe iu drejtua të pranishmëve me fjalët:
“I nderuar President i Republikës,
Të nderuar akademikë,
Të nderuar rektorë e dekanë,
Të nderuar profesorë e miq,
Së pari dua të shpreh mirënjohjen e thellë për shkëlqesinë e tij, z. Bamir Topi, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, që nëpërmjet kësaj ceremonie të veçantë e mbresëlënëse po dekreton zgjedhjen time në krye të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, në praninë e figurave më të shquara të shkencës shqiptare. Këtë ceremoni e konsideroj si shprehje e një mbështetjeje të fuqishme që Presidenti i Republikës dhe Qeveria po i japin zhvillimit të shkencës në Shqipëri. Dua të siguroj Presidentin e Republikës dhe tërë komunitetin shkencor që do të punoj me përkushtim për ta çuar sa më lart punën e Akademisë së Shkencave nëpërmjet një bashkëpunimi të vazhdueshëm me universitetet dhe institucionet e tjera shkencore të Shqipërisë dhe jashtë saj. Me kënaqësi konstatoj që në këto pak ditë pas zgjedhjes sime si kryetar i Akademisë së Shkencave se një numër i konsiderueshëm akademish të shteteve të ndryshme si dhe organizma evropiane akademike kanë shprehur mbështetjen për fuqizimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë nëpërmjet projekteve konkrete.
Më lejoni të falenderoj nga zemra Presidentin e Republikës për këtë ceremoni, ku unë ndjehem shumë i nderuar dhe do të mbetet në kujtesën time si gjëja më e bukur e jetës! Ju falenderoj juve të nderuar kolegë e miq, që i dhatë më shumë vlera Akademisë së Shkencave me pjesëmarrjen tuaj në këtë ceremoni mjaft domethënëse për të gjithë ne! Së fundmi falenderoj të gjithë mediat dhe i lutem t’i qëndrojnë sa më afër Akademisë së Shkencave!”