Presidenti Topi dekreton faljen e dënimit për 367 shtetas Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, dekretoi dje 367 shtetas për falje dënimi. “Në mbështetje të nenit 92, pika “b” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 70 të Kodi Penal të Republikës së Shqipërisë, nenit 1 të ligjit nr.6299, datë 27.03.1981 “Për faljen”, të ndryshuar me ligjin Nr.7682, datë 09.03.1993 “Për disa ndryshime në ligje””, thuhet në dekretin e Presidentit.