E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dekreton lirimin e Komandantit të Brigadës së Reagimit të Shpejtë në Komandën e Forcës së Bashkuar, Gjeneral Brigade Maksim Malaj.

DEKRET
PËR
LIRIMIN E KOMANDANTIT TË BRIGADËS SË REAGIMIT TË SHPEJTË NË KOMANDËN E FORCËS SË BASHKUAR

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës si dhe të nenit 7, pika 8 të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

D E K R E T O J

Neni 1

Gjeneral Brigade Maksim MALAJ, Komandant i Brigadës së Reagimit të Shpejtë në Komandën e Forcës së Bashkuar, lirohet nga kjo detyrë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 5868
Tiranë, më 01.08.2008

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAMIR TOPI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›