Presidenti Topi dekreton miratimin e strukturës organizative të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

D E K R E T
PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS ORGANIZATIVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë, si dhe të nenit 7, pika 1 të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të ministrit të Mbrojtjes,
D e k r e t o j:
Neni 1
Miratimin e Strukturës Organizative të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 6357
Tiranë, më 09.12.2009
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAMIR TOPI