Presidenti Topi uron Presidentin Basesku me rastin e Festës Kombëtare të Rumanisë.

1 dhjetor 2009
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Presidentit të Republikës së Rumanisë, Traian Basesku me rastin e Festës Kombëtare, në të cilin përcjell urimet më të ngrohta e miqësore.
“Me këtë rast, më lejoni të ve në dukje nivelin e marrëdhënieve shumë të mira të miqësisë e bashkëpunimit që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Rumanisë, si dhe të shpreh bindjen dhe angazhimin tim për intensifikimin e tyre të mëtejshëm, duke i shtrirë ato edhe në kuadër të NATO-s dhe integrimit në Bashkimin Evropian!” – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.