E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dekreton shkarkim prokurori nr. 6328.

D E K R E T

PËR SHKARKIM PROKURORI

Në mbështetje të neneve 149 pika 3 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë si dhe neneve 8, pika 2 germa “C” dhe 27 pika 1 germa “a”, të ligjit nr. 8737, datë 12.02.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm,

D e k r e t o j

Neni 1

Z. Koli BELE, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, të largohet nga kjo detyrë, meqenëse ka paraqitur dorëheqjen.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 6328
Tiranë, më 09.11.2009

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAMIR TOPI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›