Presidenti Topi dekreton shpallje ligji nr. 10 213, datë 21.01.2010.

D E K R E T
PËR
SHPALLJE LIGJI,/b>
Në mbështetje të neneve 84, pika 1 dhe 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 10 213, datë 21.01.2010 “Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi për riparimin, rindërtimin dhe mirëmbajtjen e piramidave e të shenjave të tjera kufitare në kufirin shtetëror shqiptaro - malazez”.
Nr. Dekretit 6391
Tiranë, më 04.02.2010
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAMIR TOPI