Deklaratë për shtyp e deputetit Edi Paloka
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, po dëshmon edhe një herë tjetër se zgjedhja dhe përcaktimi i tij është politika e rrugës dhe jo insistucionet demokratike dhe shteti ligjor. Me qëndrimet e ditëve të fundit ai po u tregon të gjithëve se nuk ka aspak ndërmend të zbatojë kërkesat e qarta të rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për futjen e opozitës në parlament dhe për ngritjen e një komisioni hetimor, që duhet të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Tashmë po bëhet përherë e më evidente se pushteti në tavolinë është e vetmja gjë që kërkon dhe e vetmja gjë që mund ta kënaqë Edi Ramën. Dhe gjithmonë në funksion të kësaj aventure absurde ai duket se e ka marrë me gjakftohtësi vendimin për djegien e mandateve të deputetëve të Partisë Socialiste.
Fakti që Edvin Kristaq Rama po kërkon përmbysjen e qeverisë, jo nëpërmjet zgjedhjeve dhe votës së lirë, do të thotë se mentaliteti marksist i baballarëve është ende i gjallë tek cunat e rinj të Bllokut. Por Edi Taku-nardi, sic po e thërrasin kohët e fundit në mjediset e Partisë Socialiste, duhet ta harrojë që mund të impresionojë njeri në këtë vend me kërcënimet për protesta dhe dhunë. Shqipëria është tashmë në rrugën e pakthyeshme të integrimit europian dhe historia e dikurshme e etërve të cunave të rinj të Bllokut është thjesht një kujtim i hidhur për të gjithë shqiptarët, që nuk do të përsëritet më kurrë.