Presidenti Topi dhe Kryeministri kosovar Thaçi theksojnë angazhimin maksimal për bashkëpunimin e gjithanshëm mes dy vendeve tona.

8 janar 2009
Prishtinë
Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe delegacioni që e shoqëron gjatë vizitës zyrtare në Kosovë, u prit në selinë e Kryeministrisë në Prishtinë nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Në fillim të bisedës së ngrohtë e miqësore, Presidenti Topi shprehu kënaqësinë për takimin me z. Thaçi, si dhe besimin për angazhimin e plotë të tij në drejtimin e Qeverisë së Kosovës, për mbarëvajtjen dhe përfundimin e proceseve të nisura në Kosovë.
Në vijim, bashkëbiseduesit u ndalën në disa prej sfidave me të cilat ballafaqohet Kosova, si vështirësitë ekonomike dhe sociale, që janë dhe si pasojë e mungesës së investimeve. Në këtë drejtim, Presidenti Topi shprehu mbështetjen e plotë të shtetit shqiptar për rritjen, forcimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vende tona në fusha të rëndësishme dhe kyç për zhvillimin ekonomik. Nisur nga kjo u theksua rëndësia e përmirësimit së infrastrukturës, që do të mundësonte lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe të mallrave në dy vendet respektive. Në mënyrë të veçantë u vlerësua ecuria e ndërtimeve në rrugën Durrës-Kukës-Morinë, si një kontribut i qenësishëm, konkret dhe tepër frytdhënës në këtë drejtim. Presidenti Topi shprehu bindjen se autoritetet kosovare me maturinë, përgjegjësinë dhe angazhimin që i karakterizon do të mund të plotësojnë dhe t’u përgjigjen kërkesave thelbësore dhe më imediate të popullit kosovar edhe në aspektin social dhe ekonomik, për t’i dhënë shpresë dhe prosperitet shtetit të pavarur të Kosovës edhe në drejtim të rrugës euroatlantike ku aspirojnë së bashku të gjitha vendet ballkanike.
Edhe në këtë takim u trajtua çështja e vazhdimësisë në mënyrë të pandërprerë e dinamike të procesit të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga vende që ende nuk e kanë njohur atë. Ndërkohë që Presidenti Topi përshëndeti vendosmërinë e Misionit të BE-së dhe faktorëve të tjerë ndërkombëtarë, për ruajtjen e tërësisë territoriale të Kosovës, sigurimin e funksionimit të institucioneve legjitime të saj, në gjithë territorin, përfshirë veriun e Mitrovicës, pasi vetëm kështu garantohet ndërtimi i një Kosove demokratike e paqësore, si kusht vendimtar për stabilitetin afatgjatë në Ballkan.
Nga ana e tij Kryeministri Thaçi vlerësoi mbështetjen e shtetit shqiptar për përballimin e sfidave më aktuale me të cilat përballet Kosova sot, sidomos për konsolidimin e institucioneve të saj shtetërore, respektimin e të gjitha të drejtave të pakicave, njohjes sa më të madhe ndërkombëtare si shtet i ri dhe zhvillimin ekonomik.
Në përfundim të këtij takimi, Presidenti Topi dhe Kryeministri Thaçi dhanë një deklaratë të përbashkët për shtyp:
Kryeministri Thaçi: Përshëndetje! Me Presidentin Topi vetëm disa ditë para se të shpallej Kosova e pavarur kemi qenë këtu. Dëshëroj të shpeh falenderimin për Presidentin Topi, për qeverinë shqiptare, për gjithë politikën e tërë Shqipërisë në mbështetje të plotë të Kosovës në këtë proces të rëndësishëm të periudhës para formimit të Kosovës si shtet, të periudhës së njohjeve të fuqishme për shtetin e Kosovës, të rolit aktiv të Presidentit Topi në të gjitha takimet me komunitetin ndërkombëtar, qoftë në Tiranë, qoftë në qendrat botërore, rolin e institucioneve të Shqipërisë dhe mbështetjen e tyre të fuqishme për avancimin e shtetit të Kosovës.
E informova Presidentin Topi për të arriturat e Kosovës, për progresin që kemi shënuar, për njohjet që kanë ndodhur, për njohjet e reja që presim të ndodhin, për hapat e sigurtë që po bëjmë që Kosova të jetë shtet anëtar i Fondit Ndërkombëtar Monetar dhe i Bankës Botërore, për thellimin e bashkëpunimit, për të cilin kemi shprehur zotimin tonë për të rritur bashkëpunimin mes institucioneve të Shqipërisë dhe institucioneve të Kosovës, për përkushtimin tonë të përbashkët për të përmbushur synimet euro-atlantike të rajonit. Gjithashtu shprehëm zotimin tonë për koordinimin e institucioneve tona shtetërore për të implementuar sa më shpejt kriteret më demokratike qoftë në politikë, qoftë në ekonomi, qoftë në legjislacion dhe për të ndarë përvojat më të mira mes nesh.
E falenderova edhe njëherë Presidentin Topi për mbështetjen e plotë ndaj Kosovës!
Presidenti Topi: Faleminderit zoti Kryeministër, miku jonë zoti Thaçi! Më krijuat një situatë mikpritjeje vëllazërore, mua dhe gjithë delegacionit. Nuk ka si të ndodhë ndryshe.
Sinqerisht kemi vlerësuar rolin tuaj si Kryeministër i qeverisë së Kosovës, sikurse e thatë edhe juve, shtet i lirë, sovran dhe demokratik. Vlerësojmë qeverinë e koalicionit, që po administron qeverisjen e një vendi në një moment shumë të rëndësishëm historik pas shpalljes së pavarësisë.
Sikurse e kemi thënë, që pas atij momenti historik të shpalljes së pavarësisë, beteja të reja presin institucionet e Kosovës, qeverinë e Kosovës, për t’i sjellë këtij vendi të martirizuar prosperitetin, paqen, sigurinë, dhe jam i bindur që ju po e përmbushni me shumë sukses. Natyrisht problemet e një vendi si Kosova, që ka një të kaluar që e dinë të gjithë, të mbushur me probleme të shumta, dhe tani ju keni sfidën e vështirë të rikuperoni ekonominë, të zhvilloni investimet në fushat prioritare që ju i përmendët. Por së bashku, qeveria e Kosovës, qeveria e Shqipërisë, institucionet e Kosovës dhe institucionet e Shqipërisë kanë detyrën që të rrisin ndjeshëm bashkëpunimin. Ky bashkëpunim jo vetëm që ka filluar, por është intensifikuar. Marrëdhëniet janë në të gjitha nivelet, boll që të marrim në konsideratë frekuencën e vizitave reciproke, vizita të cilat shoqërohen edhe me marrëveshje. Të marrim në konsideratë atë element shumë të rëndësishëm që është investimi më i madh i Shqipërisë moderne, investimi në rrugën Durrës-Morinë-Prishtinë-Vardar. Jam i bindur që ju do të bëni pjesën tuaj, sikurse e keni premtuar, e thatë edhe sot, që gjërat të vinë në mënyrë të sinkronizuar dhe mos të krijojmë ‘’xhepa’’ kohorë, që një segment i rrugës të bëhet me përpara dhe një tjetër më prapa. Jam i bindur që ju do të superoni vështirësitë e momentit. E rëndësishme është që ka vullnet politik. Është dëshira që ky investim të realizohet sa më shpejt.
Edhe në fushën e energjitikës, patjetër që ne kemi konsoliduar vullnetin reciprok që të jemi bashkëpunues në fushën e energjisë për të alternuar burimet hidro dhe burimet e termocentraleve, ku ju keni patjetër aksese të jashtëzakonshme dhe për t’u dhënë mundësi ekonomive të dy vendeve tona që të ecin të sigurta, pa patur probleme si ato kronike të lidhura me energjinë.
Ne ju përgëzojmë për hapat që keni bërë në afrimin e institucioneve të Kosovës me institucionet më prestigjoze financiare ndërkombëtare dhe ju urojmë që të aderoni sa më shpejt dhe të jeni pjesë e politikave ndërkombëtare që kanë të bëjnë me mbështetjen e ekonomive në zhvillim! Ne zoti Kryeministër, institucionet e Shqipërisë, do të vazhdojmë të punojmë fort për t’i dhënë mbështetje çështjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës. Është një rrugë që ka filluar dhe që nuk ka më kthim. Do të ketë vetëm njohje të reja. Do të ketë aderime të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj në organizmat ndërkombëtare, në tryeza rajonale. Kosova është realitet i ri gjeopolitik në rajon i domosdoshëm qoftë nga pikëpamja e marrëdhënieve politike e diplomatike, por edhe ekonomike.
Sinqerisht ju përgëzoj zoti Kryeministër dhe jam i bindur që ju, qeveria që ju drejtoni do të dini të administroni shumë mirë të gjitha çështjet dhe sfidat që keni përpara, por edhe atë që ju e keni patur gjithmonë përzemër, trajtimin në mënyrë të barabartë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht nga prejardhja etnike, sepse qytetarët që kanë zgjedhur të jetojnë në një Kosovë të lirë e demokratike patjetër që duhet të gëzojnë edhe standardet e mirëqenies dhe standardet demokratike që ka një vend i lirë, demokratik, sovran dhe një vend që ka një aspiratë euro-atlantike. Së bashku Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera të rajonit do t’i zhvillojnë këto marrëdhënie. Ky është lajtmotivi ynë dhe refreni që ne kemi përmendur jo thjesht si një demagogji, por ne çdo ditë po bëjmë progres në linjën e integrimit euro-atlantik. Shqipëria në prill merr të drejtën për t’u anëtarësuar me të drejta të plota në NATO. Do të kandidojë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Por të jeni të bindur që me hapat që po bëni dhe me interesat gjeopolitike të rajonit, edhe Kosova do të jetë padiskutim pjesë e kësaj ëndrre euro-atlantike, që do të realizohet shumë shpejt! Dhe patjetër ju zoti Kryeministër dhe të gjithë institucionet e Kosovës, Kuvendi i Kosovës, Presidenti, qeveria po bëjnë ç’është e mundur që të jenë në të njëjtën linjë.
Faleminderit për mikpritjen dhe ju uroj një vit të suksesshëm në vitin 2009, që është shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe për mbarë rajonin!