Presidenti Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi, marrin pjesë në festimet solemne me rastin e 150-vjetorit të shpalljes së Bashkimit të Italisë

2 qershor 2011
Romë, Itali
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi, të ftuar nga Presidenti i Republikës së Italisë, Xhorxho Napolitano, morën pjesë sot në festimet zyrtare në Romë me rastin e 150-vjetorit të shpalljes së Bashkimit të Italisë.
Në ceremonitë solemne të organizuara me këtë rast në 65-vjetorin e Republikës Italiane dhe në Ditën e Festës Kombëtare, më 2 qershor, ishin të pranishëm rreth dyzet e dy krerë shtetesh e drejtues qeverish të shumë vendeve evropiane, midis të cilëve edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhozef Bajden, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun e drejtues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.
Aktivitetet e planifikuara me këtë rast nisën me ngritjen e flamurit në ‘’Altarin e Atdheut’’ në Piaca Venecia dhe homazhet para monumentit të Ushtarit të Panjohur, duke u pasuar nga prezantimi zyrtar me Presidentin italian Napolitano të Kryetarëve të Delegacioneve dhe personaliteteve të larta, të cilët u vendosën në Tribunën Presidenciale për të ndjekur nga afër dhe me shumë interes paradën madhështore ushtarake me rastin e 150-vjetorit të shpalljes së Bashkimit të Italisë në ‘’Via dei Fori Imperiali’’.
Duke shënuar hapjen zyrtare të aktiviteteve festive, Presidenti i Republikës së Italisë, Xhorxho Napolitano i falenderoi të gjithë për praninë e tyre dhe i shprehu mirënjohjen për pjesëmarrjen e Kryetarëve të delegacioneve shtetërore si dhe drejtuesve të organizatave të ndryshme ndërkombëtare në kremtimin solemn të kësaj ngjarjeje, e cila ka si qëllim të japë mesazhin e bashkimit kombëtar dhe të identitetit të shtetit italian.
Në takimin me Presidentin italian Xhorxho Napolitano, Kreu i Shtetit shqiptar, pasi shprehu urimet më të përzemërta për Festën Kombëtare si dhe për 150-vjetorin të Bashkimit të Italisë, edhe në emër të popullit shqiptar, vlerësoi nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve midis dy popujve tanë, që janë një bazë e fuqishme për forcimin e mëtejshëm të miqësisë, përparimit dhe begatisë së dy vendeve tona fqinje.