Presidenti Topi nderon kujtimin e Tom Ndojës dhe Sokol Sokolit, të ekzekutuar nga regjimi komunist

1 qershor 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i shoqëruar nga anëtarë të Kabinetit, bëri sot homazhe në nderim e në kujtim të Tom Ndojës dhe Sokol Sokolit, të ekzekutuar nga regjimi komunist si organizatorë të revoltës së të burgosurve politikë në vitin 1984 në burgun famëkeq të Qafë-Barit, e cila përfundoi në një tragjedi njerëzore. Homazhet u zhvilluan në mjediset e Institutit të Integrimit të Përndjekurve Politikë në Tiranë.
Kryetari i Shtetit u përkul në shenjë nderimi përpara arkivoleve me eshtrat e porsagjetura të të ndjerëve dhe u përshëndet nga afër duke u shprehur ngushëllimet më të thella familjarëve të tyre dhe në respekt të vuajtjeve, dhimbjes dhe sakrificës së tyre njerëzore.
Në vijim, Presidenti Topi u shpreh për mediat e pranishme:
“Padyshim që është një moment vërtet ngushëllues që dy nga njerëzit fisnikë të zonës së Shkodrës dhe të Tropojës, pikërisht Tom Ndoja dhe Sokol Sokoli, pas 27 vitesh gjenden eshtrat e tyre. Ata njihen në historinë e dhimbshme, të errët të komunizmit si dy nga organizatorët e protestës së burgut famëkeq të Qafë-Barit. Ata u burgosën dhe u dënuan me vdekje për shkak se donin lirinë, donin demokracinë dhe u dënuan për dy vepra, të cilat nga regjimi komunist nuk amnistoheshin: për tradhtinë ndaj atdheut dhe për krim ekonomik. Besoj janë dy nga martirët e demokracisë, të cilët janë vendosur në altarin e kombit dhe për veprën e tyre kanë bërë që të edukohen brezat. Kjo është arsyeja që ata sot nderohen me shumë përulje nga bashkëfamiljarët e tyre, nga shoqëria, por edhe nga institucionet. Është vërtet një moment që bën të reflektojë që kjo shoqëri nuk duhet të heqë nga memoria ato vite të tmerrshme të izolimit për ta vlerësuar më shumë demokracinë, për të vlerësuar më shumë komunikimin, për të vlerësuar më shumë institucionet dhe për të vlerësuar pikërisht atë pikë referimi, që ne kemi të gjithë, që është Evropa, sepse vetëm atje ne do të arrimë të kapim ato standarde për të cilat kanë luftuar me vetëdije të plotë qytetarët Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja”.
Elona Gjylmi – AS: Zoti President, pak minuta më parë Kryetarja e Parlamentit quajti hipokritë personat që dekorojnë ekzekutuesit e këtyre dy personave eshtrat e të cilëve u gjetën tashmë. Është rast i përsëritur sipas saj. Keni ndonjë koment?
Presidenti Topi: Unë di të komentoj sot vetëm këtë moment që ka të bëjë me dy persona të nderuar, që i nderon mbarë shoqëria sot. Unë do i kujtoja gjithsecilit që nuk është momenti për të luajtur një melodi të vjetër. Shqiptarët kanë nevojë që të bashkëpunojnë midis tyre, në radhë të parë, ata që janë në pozicionet ku kanë mundësi që të rikuperojnë sadopak dëmet që i janë shkaktuar këtyre familjeve. Sot, në vitin 2011-të, minimalisht duhej të kishte përfunduar historia e rikuperimit dhe e kompensimit material të këtyre familjeve. Pastaj, nderi që i bëhet nga shoqëria është nderi që i vjen në radhë të parë nga sensitiviteti individual, personal. Unë besoj që çdo adresim për elementë të tillë, që nuk e di se ku drejtohen, por pavarësisht nëse kanë një nëntekst, besoj që janë të gabuara. Institucioni i Presidentit ka bërë më shumë se çdo institucion tjetër, ka hapur dyert e institucionet dhe besoj se duhet ta dini se asnjëherë Institucioni i Presidentit nuk bën dekorime me iniciativa personale. Ato vijnë si propozime nga institucionet. Është një histori e cila është ezauruar. Është një rast i veçuar individual dhe besoj që nuk mund të eklipsojë në mënyrë absolute atë vetëdije që ka Presidenti, i cili vjen nga një familje e të përndjekurve politikë për të mbështetur këtë klasë. Edhe një herë sot them që të gjithë duhet të lenë elementë segmentarë që nuk kanë të bëjnë me vetëdijen dhe me predispozicionin, por të bëjnë të mundur, ata që kanë në dorë vendimmarrjen politike që, kjo klasë e të përndjekurve politikë të mos nderohet vetëm me fjalë në mënyrë demagogjike, por t’i jepet e drejta ashtu si e meritojnë. Në radhë të parë të realizohet sa më shpejtë të jetë e mundur skema e kompensimit. Së dyti, kjo klasë ka nevojë që të mbështetet realisht në të gjitha drejtimet. Është thënë që do të bëhet muzeu dhe duhet të bëhet muzeu. Duhet patjetër që ky muze duhet të jetë në piedestal të historisë, sepse nuk besoj që të ketë pasur kohë më të egër se koha e izolimit komunist.
Sadiella Olloni – Vizion +: Zoti President, ndërkohë që Kolegji Zgjedhor pritet të marrë një vendim në datën 3, mazhoranca ju ka akuzuar ju se po ushtroni presion ndaj tij.
Presidenti Topi: Unë besoj që vazhdon e njëjta melodi, por me instrumente të ndryshëm. Presidenti i Republikës është njeriu që më shumë se kushdo tjetër është mbi palët, është midis palëve, është njeri i ligjit dhe çdo lloj paragjykimi besoj se shoqëron atë lloj malicioziteti që ekziston tek individë të veçantë.